Vrasja e Arkanit që u fsheh si sekret shtetëror

Publikuar më 09. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Kanë kaluar 17 vjet, dhe vrasja e Arkanit mbetet po aq intriguese për publikun. E kush është urdhërdhënësi i likuidimit të tij – ende nuk dihet. Më 15 janar të vitit 2000, përpara ndërtesës së “Intercontinental”, sot “Croën Plaza”, rreth 17 orë kishin qëndruar dy makina, transmeton Telegrafi.

Nga një Opel Kalibra kishte dalë Dragan Nikoliq Gagi dhe Milan Gjuriçiç Miki, të cilët edhe më herët kishin qenë të njohur për policinë. Nga vetura tjetër, nga një Golf, kishin dalë Zoran Nikoliq Pegla, si dhe një anëtar i Qetës së dytë të Batalionit të Parë të Brigadës së Policisë së Beogradit, Dobroslav Gavriq.