Vrasja e Anxhela Meçanit, tezja akuzon të dashurin

Nga Bleona Metushi

Vrasja brutale e 20-vjeçares në Itali, reagojnë familjarët. Sipas të atit, kishte kontaktuar me të një ditë para vrasjes, ndërsa nuk kishte dijeni se ku jetonte. Tezja hodhi akuza ndaj të dashurit të Anxhelës, i cili mohon të ishte prostitutë

Familjarët e Anxhela Meçanit, 20-vjeçares e cila mbeti e vrarë pas dhunës së ushtruar nga persona ende të paidentifikuar, kanë reaguar duke kërkuar ndihmë për depërtimin e trupit në Shqipëri. Familjarët e 20-vjeçares, kanë kërkuar ndihmën e shtetit për të sjellë trupin e vajzës në Shqipëri, duke shtuar se kanë tentuar të mbledhin lekët për të sjellë trupin e Anxhelës në vendlindje, por nuk ja kanë dalë. Gjithashtu, është mësuar se e ëma e vajzës të afërmit kanë treguar për mënyrën se si ka ikur vajza e tyre në Itali, së bashku me të dashurinë e saj nga Fieri. Sipas të atit, Dritan Meçani ai kishte folur me Anxhelën një ditë para së të ndodhte ngjarja e rëndë, të cilën e kishte marrë vesh nëpërmjet internetit, më pas kishin pyetur për të verifikuar lajmin te autoritetet, të cilat ia kishin konfirmuar.

“Lajmin e kam marrë vesh nëpërmjet internetit. Në fillim atë e pa vajza tjetër dhe më tha që ta shikoja se çfarë kishte ndodhur me motrën. Pastaj kam telefonuar 129 dhe kam shkuar në komisariat, ku e konfirmuan që kishte ndodhur. Pas kësaj, kemi pyetur edhe Ambasadën Shqiptare në Itali, ku edhe pas konfirmimeve të bëra prej tyre, na kthyen përgjigje që ngjarja ishte e vërtetë dhe kishte ndodhur në Torino.”-tha i ati i 20-vjeçares, i cili më tej shton se sipas informacioneve që kishin ardhur marrë nga media dhe ambasada, vrasja ishte makabre.

Sipas tyre, vajza ishte larguar për në Itali me një djalë që e kishte njohur në Fier dhe ishin të dashur, gjithashtu familjarët konfirmojë edhe martesën e Anxhelës me një italian i cili ishte më i madhi në moshë dhe këtë e kishte bërë për letra, por që ata nuk dinin më shumë rreth asaj që bënte vajza, apo se ku jetonte. Gjatë ditës së djeshme ka në media është bërë publike edhe një bisedë e tezes së vajzës me djalin me të cilin ajo është larguar për në Itali.

Në këtë bisedë, djali tregon se ata nuk kishin më shumë se 7 ditë që kishin shkuar në zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa shton se kanë shkuar për të gjetur punë aty. Shkuam për të gjetur punë. Kishim 7 ditë. Më dëgjon. Kishim 7 ditë që kishim shkruar atje.”-thotë ai. Tezja e Anxhelës, këmbëngul se i vetmi që mund të jap përgjigje për vdekjen e mbesës së saj është ai. “Anxhela me kë kishte kërkesë, se nuk e vranë për një sufllaqe, e hoqën nga faqja e dheut dhe e hodhën si një qen në rrugë.

Ti që ke një vit e gjysmë e di shumë mirë se kush e vrau Anxhelën.”-shton në tezja e Anxhelës, ndërsa e pyet nëse kishte punuar ndonjëherë si prostitutë, duke u bazuar në lajmet e nxjerra në mediat e italiane. Por këto lajme i dashuri i Anxhelës i mohon në mënyrë kategorike. “Nuk është e vërtetë. Shkruhen budallallëqe ne internet dhe gazeta”.-tha ai, ndërsa pranon edhe faktin se Anxhela Meçani ka bërë celebrim me një italian për të marrë letrat. Në bazë të rrëfimit të djalit, ai nuk di asgjë se pse ka ndodhur ngjarja, pasi as ai dhe as Anxhela nuk kanë pasur kërcënime nga njerëz të tjerë. Gjatë ditës së djeshme mediat italiane, kanë sjell detaje të reja në lidhje me ngjarjen, ndërsa edhe gjatë ditës së sotme, vazhdojnë të shkruajnë se pista e parë e hetimeve, mbetet ajo e vrasjes për shkak të ushtrimit të prostitucionit.

Në një shkrim të gjatë për rastin, “La Stampa” e nis duke thënë “Ata thonë se shqiptarët, ata me armë dhe që kontrollojnë vajzat, janë njerëz që nuk falin.” Për të treguar se edhe mënyra se si Anxhela vdiq, është vepër e këtyre njerëzve. Megjithatë, deri në momentin që policia e të dalë me versionin zyrtar dhe të bëhet identifikimi i autorit osë autorëve, janë thjeshtë pista. Sipas “La Stampa”, 20-vjeçarja e cila vdiq mbrëmjen e së dielës në Spitalin “Santa Croce” në Moncalieri, u identifikua si Anxhela Meçani, e lindur në Shqipëri në 1 mars të 1998. Kur mbërriti në Itali, ajo ishte ende një i mitur, ndërsa zyrtarisht, banesa e saj është në Ravennë. Anxhela Meçani jetonte në një apartament të vogël në qendrën historike të “Benedetto Cairoli”. Shkurtin e kaluar, Anxhela kishte lëvizur prej andej dhe kishte shkuar të jetonte me të dashurin e saj.

Paralajmërimi

“Një pjesë e trotuarit, e vjedhur ose e marrë me dhunë, vlen sa një luftë midis tutorëve, ata që janë si mbrojtësit e vajzave. Një vajzë e plagosur, e detyruar që të mos punojë, të çon drejt gjakderdhjes. Ata gjithashtu thonë se, këta njerëz kanë sy dhe veshë në të gjithë vendin, madje edhe aty ku më pak e prisni. Nëse e gjithë kjo është e vërtetë, dhe nëse Anxhela Meçani, vajza njëzetvjeçare nga Shqipëria, e cila pas dhunimit u hodh në rrugën e unazës së qytetit, dhe që vdiq të dielën në mbrëmje, është viktimë e një klienti, atëherë nga ana e tutorëve, sapo ka filluar kërkimi për të. Dhe fundi nuk është aspak i qartë, sepse, nëse policia nuk shkon më parë, ata do të mbërrijnë.”-shkruan “La Stampa”, duke përshkruar se si funksionojnë këto ambiente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet