Vrasja e 79-vjeçarit në Himarë, dalin detaje të reja

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Detaje të reja kanë dalë në lidhje  me vrasjen e 79-vjeçarit paraditen e sotme në Borsh të Himarës.

Viktimë në këtë ngjarje ka mbetur 79-vjeçari, Hetem Brahimaj, i cili është qëlluar dy herë me armë gjahu në gjoks.

Ndërkohë që mësohet se vrasja e Brahimajt ka ndodhur pas një konflikti me nusen e djalit të tij.

Sipas raportimeve 79-vjeçari dhe nusja e djalit të tij kanë debatuar pak para ngjarjes. Autori i dyshuar i vrasjes është Sokrat Xhuveli, i cili ishte fqinj me 79-vjeçarin dhe daja i nuses së djalit të viktimës.

Sipas “ABCnews”, autori i dyshuar i vrasjes ka trokitur fillimisht ne derën e viktimës, ku pasi kanë debatuar ai është larguar dhe mori armën në shtëpi dhe pak minuta më vonë është rikthyer dhe ka qëlluar në gjoks 79-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Shkallë”, ndërkohë që policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar dhe ka bërë shoqërimin e tij drejt komisariatit të policisë së Himarës për veprime të mëtejshme.

/D.T/