×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vrasja e 43-vjeçarit shqiptar në Selanik, arrestohen dy persona në Korçë

Gati pas një viti nga vrasja e shqiptarit në Selanik në Greqi, në Korçë janë arrestuar dy persona të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

Pas hetimeve disa mujore në kuadër të operacionit “Radaneci 2021”, në pranga janë vënë Orgel Xhambazi 24 vjeç dhe Medi Ganolli 32 vjeç, të dy persona me precedent penal dhe të dënuar për vjedhje.

Ata akuzohen për vrasjen e 43-vjeçarit S.D. nga Korça, ngjarje e ndodhur në Selanik më 18 Maj 2020 pas një konflikti të çastit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë së Shtetit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale kundër personit. Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Radaneci 2021”.

Dokumentohet me prova ligjore autorësia edhe e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të ngjarjes së ndodhur 1 vit më parë në Selanik, Greqi, ku mbeti i vrarë një 43-vjeçar nga Korça. Për këtë ngjarje është arrestuar më parë nga autoritetet policore greke, shtetasi R. T.

Operacioni i kryer nga strukturat policore të DVP Korçë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vihen në pranga 2 nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Strukturat policore në DVP Korçë, me mbështetjen e strukturave hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në vijim të hetimeve disamujore të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 18.05.2020, në Selanik, Greqi, ku pas një konflikti të çastit mbeti i vrarë 43-vjeçari S. D., nga Korça, finalizuan operacionin policor të koduar “Radaneci 2021”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve O. Xh., 24 vjeç dhe M. G., 32 vjeç, banues në Korçë (të dy të dënuar më parë për vjedhje).

Këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit, kanë vrarë me mjet të mprehtë (thikë), në Selanik, shtetasin S. D.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Gazetarja merret me forcë në makinë nga vendi i punës në Kashar, dhunohet nga ish i dashuri i saj

Gazetarja merret me forcë në makinë nga vendi i punës në Kashar, dhunohet nga ish i dashuri i saj

Publikuar më 13.04.2021
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kashar. Një gazetar...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kashar. Një gazetare ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga i dashuri i saj, i cili e ka marrë forcërisht në makinën e tij. ‘BalkanWeb’ raporton se 40-vjeçarja është dhunuar fizikisht nga i dashuri i saj, një 35-vjeçar, dhe më pas është marrë me forcë nga […]

Lexo më shumë

Kokainë me imazhin e Pablo Escobar, gjykata lë në burg administratorët

Kokainë me imazhin e Pablo Escobar, gjykata lë në burg administratorët

Publikuar më 13.04.2021
Dy administratorët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibrak...

Dy administratorët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibraku dhe Erion Peti të arrestuar të shtunën nga policia janë lënë në burg nga gjykata ditën e sotme. Policia arriti të sekuestroi prej 143 kg kokainë e ndarë në 200 pako, e cila vinte nga Ekuadori në një kontejnerin me banane. Droga ishte fshehur në tavanin e kontejnerit e […]

Lexo më shumë

Shpërndanin drogë nëpër Tiranë, arrestohen të rinjtë (Emrat)

Shpërndanin drogë nëpër Tiranë, arrestohen të rinjtë (Emrat)

Publikuar më 13.04.2021
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi j...

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi janë kapur me drogë. Policia bën me dije se shtetasit e ndaluar janë Klevi Muça, 29 vjeç dhe Mariglen Sheshi, 24 vjeç,  të cilëve u është gjetur në banesë 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar […]

Lexo më shumë

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Vlorë grekja

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Vlorë grekja

Publikuar më 13.04.2021
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave t...

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetase greke e shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi”. Arrestimi provizor i saj u bë nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Greqisë. Nga Seksioni për Hetimin e Krimit […]

Lexo më shumë

Kishin kthyer magazinën në laborator droge në Kurbin, gjykata lë në burg nipin e kreut të Kadastrës

Kishin kthyer magazinën në laborator droge në Kurbin, gjykata lë në burg nipin e kreut të Kadastrës

Publikuar më 13.04.2021
Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën arrest me burg për nipin e...

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën arrest me burg për nipin e kreut të Kadastrës,  Edmond Stojani. Vranicki Hisku, 24-vjeçari i arrestuar pak ditë më parë pas zbulimit të laboratorit të drogës në Gjorm të Kurbinit, mori masën e sigurisë  “Arrest me burg” me afat 45 ditë, deri në administrimin e rezultateve të ekspertimeve dhe […]

Lexo më shumë

Sherr me sende të forta në Tiranë, 35-vjeçari merr peng ish të dashurën

Sherr me sende të forta në Tiranë, 35-vjeçari merr peng ish të dashurën

Publikuar më 13.04.2021
Një sherr me sende të forta ka ndodhur në rrugën “Kont Urani...

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në rrugën “Kont Urani” në kryeqytet. Policia njofton se A. Sh., 37 vjeç ka goditur me sende të forta një person i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë 37-vjeçari është vënë në pranga. Policia ka arrestuar edhe 7 persona të tjerë për vepra […]

Lexo më shumë

Vodhën me armë karburantin, policia arreston dy kushërinjtë nga Nikël (Emrat)

Vodhën me armë karburantin, policia arreston dy kushërinjtë nga Nikël (Emrat)

Publikuar më 12.04.2021
Skënder dhe Zenun Cangu, kushërinj me njëri tjetrin, janë ar...

Skënder dhe Zenun Cangu, kushërinj me njëri tjetrin, janë arrestuar nga ana e Policisë, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë grabitur një karburant në Krujë. Atyre iu është sekuestruar një armë zjarri, si dhe veshja dhe makina që përdorën gjatë grabitjes, ndërsa të dy janë me banim në fshatin Nikël. “Në […]

Lexo më shumë

Dhunuan 27-vjeçarin dhe e mbajtën peng, arrestohen 2 persona

Dhunuan 27-vjeçarin dhe e mbajtën peng, arrestohen 2 persona

Publikuar më 12.04.2021
Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi në bashk...

Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar fizikisht një 27-vjeçar duke e mbajtur peng për 30 minuta. Uniformat blu njoftojnë se janë vënë në pranga S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë të cilët pretendonin se 27-vjeçari i kishte borxh një […]

Lexo më shumë