Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Londër, arrestohet një tjetër i dyshuar (Emri)

Një tjetër person i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar në Londër, Grineo Daka është arrestuar nga policia.

Mediat e huaja raportojnë se është arrestuar Edison Brahimin 29 vjeç, banues në Camden Road, Islington.

Një tjetër shqiptar, Liridon Saliukës, 29 vjeç është arrestuar disa javë më parë për këtë ngjarje. Ndaj tij rëndojnë akuzat për vrasje, mbajtje arme pa leje dhe plagosje e qëllimshme me pasoja.

Emigranti shqiptar Grineo Daka u ekzekutua me armë në 7 Qershor rreth orës 03:00 në bilardon e quajtur “Phoenix Snooker Club”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet