×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vrasja brutale e studentes 21-vjeçare në Egjipt trondit botën arabe

Vrasja brutale e një vajze në mes të ditës në një rrugë të Egjiptit ka tronditur botën arabe, duke sjellë në qendër të vëmendjes krizën e dhunës me bazë gjinore në vend.  21-vjeçarja Naira Ashraf u ther për vdekje të hënën nga një burrë të cilin e kishte refuzuar, sipas prokurorëve egjiptianë të cilët thanë se i dyshuari u arrestua jashtë Universitetit Mansoura ku ndodhi incidenti dhe ku Ashrafi studionte, shkroi CNN të shtunën. Videot nga kamerat përreth që tregonin një burrë duke sulmuar një grua jashtë universitetit, u bënë virale. Një avokat i familjes së Ashrafit konfirmoi se videot tregojnë incidentin ku u vra Ashrafi. Ekspertët për të drejtat e grave në Egjipt kanë thënë se problemi me dhunën në baza gjinore është i përhapur në vend.

Naira Ashraf

Të dhëna mungojnë për incidente të tilla dhe nuk dokumentohen si duhet nga shteti, ka thënë Lobna Darwish nga Iniciativa egjiptiane për Të Drejta.

“Kemi nevojë për një ligj që lufton dhunën”, ka thënë Azza Suliman, avokate dhe drejtoreshë e Qendrës për Gratë Egjiptiane dhe Asistencë Ligjore.

Babai i vajzës, Ashraf Abdelkader, i tha CNN-it se i dyshuari i kishte kërkuar asaj martesë disa herë por ishte refuzuar. I dyshuari po ashtu kishte krijuar llogari të rreme për ta ndjekur atë në rrjetet sociale, tha ai. Më vonë Abdelkader kërkoi një urdhër-ndalimi për të.

“Ajo nuk donte të martohej, ajo donte ta ndiqte karrierën… dhe donte të bëhej stjuardesë”, tha ai.

Darëish tha se viktima dhe familja e saj shteruan të gjitha masat për ta mbrojtur Ashrafin, “dhe sërish i gjithë sistemi – social apo ligjor, dështoi. Disa komentuan për vrasjen duke e fajësuar viktimën. Një ish-prezantues kontrovers televiziv, Mabrouk Atteya, tha se gratë “duhet të mbulohen” që t’i ndalojnë burrat që t’i vrasin ato. Komentet e Atteyas nxitën zemërim të gjerë dhe bërë që të krijohej një fushatë duke thirrur arrestimin e tij. Ngacmimi është i paligjshëm në Egjipt dhe në qershor të vitit të kaluar vendi shtrëngoi ligjet e ngacmimit seksual, duke rritur gjobat dhe dënimet me burgim. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim më 2019 radhiti Egjiptin të 108-n nga 162 shtete bazuar në pabarazitë gjinore në shëndetësi, fuqizim dhe aktivitet ekonomik. Vitin e kaluar, nëntë gra u ndoqën penalisht për shkelje të vlerave familjare pasi kishin postuar video ku vallëzonin ose këndonin dhe kishin marrë miliona ndjekës.

Vrasja

Një i dyshuar i quajtur ‘Mohammed A’ është arrestuar për vrasjen çnjerëzore të studentes para dëshmitarëve të shokuar. Tmerri ndodhi jashtë hyrjes së universitetit të Mansoura rreth 100 km në veri të kryeqytetit Kairo dhe u regjistrua nga kamerat. Vrasësi i Naira e qëllon vajzën sapo del nga autobuzi dhe vijon mizorisht ta bëjë këtë edhe pasi ajo është e shtrirë përtokë.

Momenti i vrasjes së 21-vjeçares

Pamjet e trupit të përgjakur të Naira u përhapën shpejt në rrjetet sociale në Egjipt, megjithë thirrjet për ndalimin e qarkullimit të pamjeve të rënda në rrjet. Zyrtarët thanë se ajo kishte vdekur në vend ndërsa turmat kishin kapur vrasësin dhe e kishin rrahur teksa përpiqej të largohej. Policia tha se vrasësi ka pranuar aktin dhe tha se e kishte bërë kur vajza kishte ndaluar t’i fliste në rrjetin Facebook pasi kishte refuzuar të martohej me të. Rrjeti egjiptian Al-Falah Al-Youm, shkruante se Naira ndërkohë ishte bërë “e famshme në rrjetet sociale” duke grumbulluar shumë ndjekës.

Hetuesit thanë: “Ai e njihte studenten prej disa kohësh dhe kishin pasur një lidhje romantike, por ajo kishte nisur të punonte si modele, ishte bërë e famshme dhe kishte shumë ndjekës në rrjetet sociale”. Rrjeti vendas  Najum Masria, tha se babai i viktimës kishte thënë se vrasësi kishte kërcënuar disa herë të bijën dhe ata e kishin raportuar në polici.

Më shumë se 40 dëshmitarë kanë folur me prokurorinë, duke përfshirë dhe punonjësin e sigurisë Ibrahim Al-Ajroudi, i cili neutralizoi të dyshuarin pas sulmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Publikuar më 17.08.2022
Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë...

Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop. “Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej. “Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë […]

Lexo më shumë

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë