Vrasësi me pagesë ballafaqohet “dhëmbë për dhëmbë” me “shefin”: Mos thuaj që…

Publikuar më 06. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Xhentila Gjoshi
Edhe pse Krimet e Rënda e kanë dënuar me 10 vite burg, Kristi Pine vazhdon të flasë “pa dorashka” për vrasjet dhe atentatet që ka kryer. Dy ditë më parë, Pine mësohet se është vënë përballë “shefit” të tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Ardian Uzunit. Ky i fundit dyshohet se është porositësi për vrasjen e biznesmenit Edmond Çakmashi. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura në gjykatë, ndërsa përballja mes “shefit” dhe “vartësit” mësohet se ka qenë mjaft e fortë. Kristi Pine që tashmë e ka marrë dënimin e tij për veprat e kryera por me statusin e të penduarit, e ka vërë Uzunin me shpatulla pas muri. Ai i ka treguar me imtësi të gjitha detajet e porosive që kishte marrë nga Ardian Uzuni, për të vrarë Çakmashin. Ky i fundit, edhe pse iu bë dy herë atentat arriti t’i shpëtojë për mrekulli.
Përballja Pine-Uzuni
Gjyqi tashmë zhvillohet në ngarkim të të pandehurit Ardian Uzuni, i cili është arrestuar jashtë shtetit dhe u ekstradua disa muaj më parë. Në asnjë moment ai nuk e ka pranuar njohjen me Pinen, duke thënë se akuzat ndaj tij janë të pavërteta. Por kjo gjë është kundërshtuar me zë të lartë nga Pine. “Mos thuaj që nuk më njeh, sepse më njeh shumë mirë. Mos ndoshta do të kundërshtosh takimet tona që bënim para se të vrisja Çakmashin? Mos vallë nuk është e vërtetë që t’i më more dhe më the që të kryeja një punë? Kundërshtoji këto, apo janë të vërteta…”, mësohet t’i jetë drejtuar Pine “shefit” të tij. Nga ana tjetër, Uzuni vazhdonte të bënte sikur Pine po fliste pa baza.
Ballafaqimin e plotë mund ta lexoni ditën e nesërme në gazetën “Shekulli”