Vrasësi i pamëshirshëm 23-vjeçares me probleme mendore ekzekutohet në karrige elektrike

Një i burgosur në Tenesse ka zgjedhur të vdesë me anë të mënyrës së karriges elektrike dhe jo me anë të injeksionit vdekjeprurës. David Earl Miller dënuar me vdekje u ekzekutua në karrige elektrike pas debateve se injektimi do i shkaktonte shumë vuajtje. Miller e ka shmangur mënyrën e vdekjes me injeksion, për shkak se shumë herë kjo formë ka qenë e tmerrshme dhe ka dështuar, shkruajnë mediat e huaja.

Gjithashtu një i dënuar tjetër nga Tennessee, Edmund Zagorski, vdiq në karrige elektrike muajin e kaluar. Miller u shpall i vdekur të enjten me orën lokale 19.25 minuta. Ai vdiq në Institutin e Sigurisë Maksimale në Riverbend në Nashville. Ai u deklarua fajtor për vrasjen e një 23-vjeçareje me probleme mendore në vitin 1981.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet