×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Votimi në Kosovë/ Kuvendi rrëzon qeverinë e Albin Kurtit!

Pas 12 orësh diskutim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit në një mocion të ngritur nga partneri i tij qeveritar, LDK, një ditë pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK, Agim Veliut.

Gjatë seancës së sotme maratonë në Parlamentin e Kosovës kanë votuar 82 deputetë pro rrëzimit të qeverisë dhe 32 kundër.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Znj. Vjosa Osmani ka dalë hapur kundër rrëzimit të qeverisë së Kosovës. Në një fjalim emocionues, Znj. Osmani u shpreh se nuk do të votojë për rrëzimin e qeverisë së Kosovës, pasi siç tha ajo, “PAN-i nuk duhet të vijë në pushtet”.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim për të cilin tha se nuk do të donte ta mbante. Ajo e bindur tha se nuk do të voton asnjë mocion vetëbesimi që e kthen PAN-in në qeveri.

“Ky është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja sepse në qasëtin që unë po flas, Kosova po përballet me një sfidë të madhe, virusin Covid-19. Unë nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri”, është shprehur Osmani.

Kryeparlamentarja tha se me votimin e këtij mocioni rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër.

“Sot në Kosovë rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër, ajo e dehumanizimit dhe përçarjes. Kjo që po ndodh sot do të mbahet mend, sikur koronavirusi”.

Më tej ajo tha se ka repsketuar çdo parim të LDK’së dhe kryetarin e saj, Isa Mustafën, e të cilin edhe e citoi me disa fjalë.

“Unë e kam respektuar çdo pikë që ka vendosur Mustafa. Po e citoj kreytarin Mustafën: Ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin dhe nuk mund ta luftojnë asnjërën e tjetrën. Ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive, ata që nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranët e luftës. Ata duhet të shkojnë të pastrohen në lavazh e jo të qeverisin. E kishte fjalën për partitë e PAN’it”, ka cituar Osmani.

Gjithashtu, për qëndrimet e veta, Osmani tha se ka të drejtë morale të flas në emër të elektoratit të LDK’së.

“E kam të drejtën e plotë morale të flas në emër të elektoratit të LDK’së. Unë e di cila është kontrata që lidhëm me qytetarët. Ajo ka qenë jo koalicion me partitë e PAN-it. Dhe po luftimin e korrupsionit. Për këtë i kam qytetarët dëshmitarë. Unë jam kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN-it”, ka thënë Osmani.

“Asnjë qëndrim nuk e kam ndryshuar. Para 6 tetorit, pas 6 tetorit dhe sot. Unë kam qëndruar fuqishëm në parimet që kam shpalosur para qytetarëve”.

Në fund, ajo tha se për vota kundër këtij mocioni është votë pro të ardhmes së vendit të saj.

“Unë i bashkohem zërit të Qunit vullnetmirë. Unë do të votoj kundër mocionit. Sepse jam e bindur që do të votoj për të ardhmen e vendit tim. Do të votoj kundër çdo mocioni që Kosovën e len pa ministra si Vitia e Abdixhiku. Do të votoj kundër këtij mocioni që mund ta kthejë PAN-in në qeveri”, shtoi Osmani.

Kurti deklaroi se ky mocion kërkon ta lerë vendin pa qeveri edhe pse vendi ndodhet në situatë të vështirë nga koronavirusi.

Sipas tij ka një marrëveshje të për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Kurti deklaroi se ky është një pazar presidencial por nuk do të ketë pazar me qeverinë e tij.

Albin Kurti: ”Ky mocion kërkon ta lërë vendin pa qeveri, pa qeverinë që e ka votuar populli Ky mocion do të lerë vendin pa qeverinë që do të luftojë korrupsionin.

Po doni ta leni vendin pa qeveri në kohën e pandemisë së koronavirusit. Këtë qeveri që e ka menaxhuar këtë situatë në mënyrë shembullore.

Ne me qeverinë po japim një shembull edhe për vendet e rajoni. Populli e di që nuk e kam mbështetjen tuaj por unë kam mbështetjen e popullit.

Papunësisë në Kosovë tashmë iu shtua dhe koronavirusi, e ju doni ta leni vendin pa qeveri.

Ky mocion s’ka të bëjë me shkarkimin e ministrit Veliu apo me heqjen e trupave amerikanë në Kosovë.

Ky mocion ka lidhje me një marrëveshje të gatshme për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ky është një pazar presidencial por pazar me këtë qeveri nuk ka”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Konfirmohen 354 raste të reja me koronavirus në Greqi, 78 të intubuar

Konfirmohen 354 raste të reja me koronavirus në Greqi, 78 të intubuar

Publikuar më 30.09.2020
Organizata Kombëtare Shëndetësore, EODY bëri publike sot 354...

Organizata Kombëtare Shëndetësore, EODY bëri publike sot 354 raste të reja të koronavirusit në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve është 18475. Ndërkohë që 78 pacientë po trajtohen të intubuar 212 pacientë janë liruar nga ICU. Gjithashtu sot janë konfirmuar edhe 3 vdekje të tjera duke shkuar numri në 391 vdekje gjithsej në vend.

Lexo më shumë

Ministrit serb i ndalohet hyrja në veri të Kosovës

Ministrit serb i ndalohet hyrja në veri të Kosovës

Publikuar më 30.09.2020
Ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviç, i është ndaluar...

Ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviç, i është ndaluar hyrja në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme ia refuzoi kërkesën për vizitë. Ministria e Punëver të Jashtme të Kosovës ka konfirmuar për Express se Sharçeviç kishte paraparë të vizitonte një institucion arsimor në veri të Mitrovicës. Ky refuzim për hyrje në shtetin e Kosovës është […]

Lexo më shumë

Sërish gjendje shprese/ Asnjë i vdekur nga COVID-19

Sërish gjendje shprese/ Asnjë i vdekur nga COVID-19

Publikuar më 30.09.2020
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë M...

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 […]

Lexo më shumë

Borrell: Gjatë pandemisë është përhapur dezinformimi në Ballkanin Perëndimor

Borrell: Gjatë pandemisë është përhapur dezinformimi në Ballkanin Perëndimor

Publikuar më 29.09.2020
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Ja...

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Josep Borrell tha se dezinformimi është përhapur në Ballkanin Perëndimor, në Bashkimin Evropian dhe në të gjithë botën gjatë pandemisë së koronavirusit. “Kjo ka qenë e rrezikshme për të gjithë ne. Mbi të gjitha, sepse gënjeshtrat për çështje mjekësore madje mund të […]

Lexo më shumë

Shpërthen koronavirusi në Greqi, regjistrohen 416 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë

Shpërthen koronavirusi në Greqi, regjistrohen 416 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë

Publikuar më 29.09.2020
Autoritetet shëndetësore raportuan sot 416 raste të reja shp...

Autoritetet shëndetësore raportuan sot 416 raste të reja shpërthimi të koronavirusit në Greqi, nga të cilat 55 në lidhje me grupe të njohur dhe identifikuar dhe 59 nga kontrollet në portat hyrëse në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 18123. 79 pacientë po trajtohen të intubuar, ndërkohë që 207 pacientë janë liruar […]

Lexo më shumë

Shqiptarët në Mal të Zi mund të përdorin simbolet kombëtare

Shqiptarët në Mal të Zi mund të përdorin simbolet kombëtare

Publikuar më 29.09.2020
Me propozim nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi...

Me propozim nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi qeveria e atij vendi ka miratuar përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar. Po ashtu qeveria e Malit të Zi ka miratuar edhe përdorimin e himnit kombëtar të Shqipërisë si dhe 28 nëntorin si festë kombëtare për shqiptarët në atë vend. Përdorimi i simboleve kombëtare nga […]

Lexo më shumë

Kosovë/ Asnjë i vdekur nga COVID-19

Kosovë/ Asnjë i vdekur nga COVID-19

Publikuar më 29.09.2020
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë M...

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 […]

Lexo më shumë

Rriten shifrat/ 8 viktima nga COVID-19!

Rriten shifrat/ 8 viktima nga COVID-19!

Publikuar më 29.09.2020
Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit jan...

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1372 testime ndërsa janë regjistruar 112 raste të reja me koronavirus. Nga ana tjetër sot janë regjistruar 8 viktima nga COVID-19 , në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Në Tetovë është rregjistruar vetëm 1 rast me COVID-19 në 24 orëshin […]

Lexo më shumë