Votë e dashur, e ke humbur shenjtërinë, je kthyer në prostitutë

Bardhyl Berbei

Politika është bërë arenë e përplasjeve midis të majtës dhe të djathtës. Disa protesta radhë që po “ushqehet” nga një kontingjent militantësh që dërgohen “me dëshirë” nga rrethet atje ku ka fituar e djathta  në Pogradec  në Ballsh e gjetkë apo me hallexhinjtë e Astirit. Shoh në ekran punonjës së ujësjellësit të Pogradecit apo të Bashkisë të këtij qyteti që qëndrojnë përbri Lul Bashës me gishtat lart dhe dëgjojnë stonaturat e tija me zërin e ngjyruar që ngjan me një vajtojcë… Kuptohet që e majta e ka konsumuar  veten me premtimet e marra dhe mund të kishte zgjedhur ministra më të mirë me kualitet jo ca çapaçulë apo çapaçule. Por dhe opozita realisht është duke notuar në ujëra të turbullta. Është e përçarë dhe hija e Berishës  dhe zëri i çjerrë prej tij dhe thirrjet  dëshpëruese për luftë ngjajnë me zërin e një kukuvajke që nuk premton kurrsesi asgjë pozitive përkundrazi  e mobilizon më tepër të majtën të bëhet bllok për të fituar edhe zgjedhjet e ardhshme lokale  me çdo kusht… E djathta e çoroditur dhe p asnjë ide konkret e paregjistruar në zgjedhje kërkon qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve  për të shpëtuar vendin nga blerja e votës. Kryeministri Rama bëri një rokadë ministrash por opozita nuk kënaqet… Do qeveri teknike për të siguruar zgjedhje të ndershme! Por kur doli nga çadra Rama ja u dha çfarë deshëm gati të gjitha ministritë kryesore dhe humbja ishte fatale! Zoti Basha nuk merret pushteti siç e do t`i në tavolinë pushteti merret me votë jo duke braktisur zgjedhësit dhe simpatizantët tuaj por këta kanë një mandate që ju ka dhënë populli dhe duhet ta përmbyllin ….Kanë filluar akuzat e para për blerje votash dhe manipulim votash. Kush e ka fajin për të gjitha këto ? Prekuroria  ka dalë në ankand i ka nxjerrë të gjitha  sekretet e dosjeve dhe vinë gazetarë gjermanë si ai i “Blind “ dhe bën spektakël. Një gjë është e sigurt ka akuza për të majtët kryesisht në Durrës dhe Lezhë por me informacionin që kanë dalë, del se janë përzierë të gjithë  në këto dallavere dhe pazare të blerjes së votave. Të majtë e të djathtë madje është LSI ja qëndron në ballë … Ah , moj Votë … Sa e pa besë që më je ti  moj votë e mallkuar. Si  përbindësh që na ke hyrë brenda vetes  dhe je prezente në çdo qelizë të ekzistencës sonë, i gëlltitë pamëshirshëm të gjitha qytetet, fshatrat, trotuaret, godinat dhe shtëpitë e të varfërve. Në cilët grupe terminologjike gjuhësore je, në atë të besës shqiptare, që ka lindur si institucion juridike-politike me vlera të mëdha shpirtërore, apo në atë të neveritshmes? Të kanë hetuar dhe të kanë incizuar pazaret që janë bërë me ty. E bukura është se të gjithë i kanë ngjyer duart me ty si të majtë të djathtë apo LSI.  Atë ditë  më 30 qershor do të vijnë të të hedhin ty moj votë në kuti,  shqiptarët  do të vishem si në ditë festë dhe aty si asnjëherë tjetër do të mbrojë policia dhe ushtria si asnjëherë tjetër gjithë soleminitet do të bjerë qendrat e votimit do të kthehen në një zonë të rrezikshme nga ata që duan të prishin zgjedhjet. Por ti moj votë mos i tradhto përsëri. Pa na thuaj  ç’të kemi bërë, të gjithë neve na ke marrë në qafë edhe pse ne të votojmë për veten tonë, e ti na çon nga të duash vet, na çon tek deputetë apo bashkiakët  më të paaftë moralisht e intelektualisht, na çon te ata që u intereson paraja, femrat e shampanjë me orgjia nën dritën e qirinjve vezulluese nëpër jahtet e Malit të Zi apo brekët e grisura të Shukriut . Ti moj votë tradhtare nuk i shërben forcimit të vendit , ekonominë jo rrallë herë na e çon në greminë, shpresat na i venit dhe ne marrim valixhet dhe ikim larg, larg atdheut, tonë të mallkuar prej zhgënjimit tënd lemë shtëpinë dhe gjithçka të bukur që kemi ngritur për vite të tëra…Ti na mashtron moj votë , ne të gjitha shpresat e së mirës sonë i kemi në ty, e ti na humb këto shpresat e mirësisë e lirisë, ne të votojmë për të mirën tonë, e ju ktheheni kundër popullit tonë, ktheheni  në krahë të  politikanë të papërshtatshëm, të cilët janë të korruptuar deri në palcë. Unë dal të të votoj për veten time, e ti Votë më bëhesh e huaj; si s’të vjen turp për pafytyrësinë tënde, dhe pabesinë. Çuditërisht në këtë çast duke shkruar për Vota dhe votimet tona  mu kujtua  Shekspirin me dramat e tij tragjike ku vjedhjet, korrupsionet, vrasjet dhe zgjedhjet politike përgatiteshin nëpër zyrat e kancelarive të fshehta  që kryheshin tinëzisht pas mesnate, kurse viktimat pasi i burgosnin apo i vrisnin i varrosnin me ceremoni zyrtare.  Vota  e dashur e ke humbur shenjtërinë dhe besnikërinë, je bërë prostituta më e madhe, sa poshtë e ke zbritur çmimin tënd, shitesh për një thes me miell, për një plazmë televizori për të larë borxhet e listët nëpër ushqimore, e keqja më e madhe është se nuk ke më çmimin që ti meriton e ke humbur besimi .  Ti moj Votë e njerëzve të gjallë sa që nuk mund ta mbrosh veten edhe nga të vdekurit, edhe ata luajnë me ty gjatë ditës së votimit, ngrihen nga varri, pa i pyetur fare të gjallët, hynë në qendrat e votimit, votojnë  e pastaj përsëri kthehen në varret e tyre, njësoj si Konstadini që ngrihej nga varri për hir të Doruntinës. Tragjedia më e madhe e kohës sonë është Vota jonë, këtë takëm parlamentarësh e pushtetarësh  të paaftësh i kemi sjellë me votën ashtu siç sollëm me votë edhe të “shkretin” Shukri … Votë që nuk dihet ku shkon tamam si një prostitute dhe na ekspozon pamje rrëqethëse. Shqiptarë  ruajeni votën dhe mos u gënjeni nga lajkat si në përrallën e ujkut dhe kecat dhe mos e shisni veten për një thes miell se një ditë ai thesi me miell do të mbarohet dhe do të sorollateni rrugëve pa punë  dhe do vdesim urie dhe e keqja do t `ju  mbyti si një metastazë kanceroze. A i shikoni këto shëmbëlltyra të këqija që kemi mbi kokë dhe  na udhëheqin edhe këta kanë ardhur me votë … Është një fakt i pamohueshëm sa herë që vëllezërit tanë kosovarë kanë nevojë apo shqiptarët e Maqedonisë ne hapim telashe të tilla i vëmë “ flakën “ shtëpisë sonë dhe i lemë ata si jetimë në mes të rrugës… Është fakt  politikës shqiptare po i këndon kukuvajka dhe populli ka një gjë të qartë e gjithë kjo bëhet për të shtyrë në pafundësi Vetingun…dhe të ta çuar vendin në trazira që nuk dihet se ku do të qëndrojnë …por shkaktarët e këtyre tragjedive të këtij populli të varfër do të kenë fatin e Çausheskut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet