×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vodhën e plaçkitën, arrestohen 4 tepelenasit

Të paktën 4 persona janë arrestuar pasi dyshohet të kenë kryer grabitje në një punishte mermeri. Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura, të cilat kapin një vlerë të madhe monetare.

Policia e Tepelenës ka lokalizuar, kapur dhe arrestuar shtetasit M. M., 26 vjeç, M. M., 28 vjeç, S. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si autorë të dyshuar. Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu bëhet me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer dhe disa vjedhje të tjera në fshatrat e Tepelenës, ku vijon puna për dokumentimin me prova ligjore.

Njoftimi i policisë:  

Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja me thyerje në një punishte mermeri.

Kapen dhe vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura, të cilat kapin një vlerë të madhe monetare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast të vjedhjes me thyerje në një punishte mermeri, ku ishin vjedhur vegla pune me vlerë të konsiderueshme monetare, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe hetimore, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së ndodhur në datë 20.05.2020, në punishten e mermerit në pronësi të shtetasit S. G., banues në Tepelenë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit M. M., 26 vjeç, M. M., 28 vjeç, S. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tepelenë, si autorë të dyshuar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer dhe disa vjedhje të tjera në fshatrat e Tepelenës, ku vijon puna për dokumentinin me prova ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Alarmante/ Flet mjeku: Në Spitalin Francez pa masa mbrojtëse edhe pas shpërthimit të infektimeve

Alarmante/ Flet mjeku: Në Spitalin Francez pa masa mbrojtëse edhe pas shpërthimit të infektimeve

Publikuar më 03.07.2020
Mjeku Pajtim Lutaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ...

Mjeku Pajtim Lutaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër për mungesën e masave sanitare në spitale pas shpërthimit të rasteve me Cocid-19 në vend. Sipas tij në Spitalin Francez edhe pas infektimit të mjekeve dhe infermierëve administrata e QSUT nuk ka vendosur peçiglas mbrojtës te recepsioni, nuk ka vendosur shenja të distancimit […]

Lexo më shumë

Një tjetër mjek preket nga virusi, ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në QSUT

Një tjetër mjek preket nga virusi, ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në QSUT

Publikuar më 03.07.2020
Një mjek tjetër është prekur nga COVID-i. Mjeku nga Puka ësh...

Një mjek tjetër është prekur nga COVID-i. Mjeku nga Puka është prekur para një jave dhe ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT. 170 persona nga bluzat e bardha janë prekur nga COVID-19 në të gjithë vendin, ku gjysma prej tyre janë shëruar. Kujtojmë se më datë 30 qershor, ndërroi jetë personi i parë nga […]

Lexo më shumë

Diçka e çuditshme po ndodh me farmacitë në vend/ Një email i panjohur iu kërkon atyre të shesin biznesin

Diçka e çuditshme po ndodh me farmacitë në vend/ Një email i panjohur iu kërkon atyre të shesin biznesin

Publikuar më 03.07.2020
Një situatë e rrezikshme ka ndodhur me farmacitë ne Shqipëri...

Një situatë e rrezikshme ka ndodhur me farmacitë ne Shqipëri. Një email i çuditshëm u ka kërkuar atyre të shesin biznesin. Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë zyrtare nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, të cilët thonj se personi në fjalë disponon të dhëna personale të cilat i ka marrë marrë në mënyrë […]

Lexo më shumë

Covid-19/ Britania e Madhe nxjerr listën e vendeve pa detyrim karantine, ja vendimi për Shqipërinë

Covid-19/ Britania e Madhe nxjerr listën e vendeve pa detyrim karantine, ja vendimi për Shqipërinë

Publikuar më 03.07.2020
Personat që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar sipas rregullor...

Personat që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar sipas rregulloreve të miratuara gjatë pandemisë së koronavirusit duhet të karantinohen për 14 ditë. Mirëpo, qeveria britanike pas përmirësimit të situatës ka vendosur të lehtësojë këto masa, duke nxjerrë një listë me 59 vende, me të cilët karantina nuk do të jetë më e nevojshme. Në listë bëjnë […]

Lexo më shumë

Shkarkohet Artan Bajrami, prokurori i dosjes së Dritan Dajtit

Shkarkohet Artan Bajrami, prokurori i dosjes së Dritan Dajtit

Publikuar më 03.07.2020
KPA lë në fuqi shkarkimin për ish-kreun e Prokurorisë së Ape...

KPA lë në fuqi shkarkimin për ish-kreun e Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami, pasi nuk jusifikoi pasurinë. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që la në fuqi vendimin e KPK-së, përbëhej nga kryesuesja Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë. Komisioni i Pavarur i […]

Lexo më shumë

“Mos u nisni në të njëjtin orar nga plazhi”, apeli i policisë për sezonin veror bën lëmsh qytetarët

“Mos u nisni në të njëjtin orar nga plazhi”, apeli i policisë për sezonin veror bën lëmsh qytetarët

Publikuar më 03.07.2020
Fillimi i sezonit turistik pritet të sjellë rritje të trafik...

Fillimi i sezonit turistik pritet të sjellë rritje të trafikut rrugor. Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit është rritur numri i efektivëve në akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare. Policia rrugore apelon të vendoset përherë rripi i sigurimit dhe kaska mbrojtëse. Të evitohen parakalimet e gabuara, pasi janë rreziku […]

Lexo më shumë

Jetonin në Pogradec, si u infektuan me Covid-19 tre gjermanët

Jetonin në Pogradec, si u infektuan me Covid-19 tre gjermanët

Publikuar më 03.07.2020
Kjo e premte ka shënuar rekordin e të infektuarve me Cocid-1...

Kjo e premte ka shënuar rekordin e të infektuarve me Cocid-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid, 90 raste, ndër të cilët tre raste të reja janë regjistruar me koronaviurs në Pogradec. Të infektuarit janë shtetas gjermanë mes tyre një çift, të cilët jetojnë prej kohësh në këtë […]

Lexo më shumë

Çudia/ Pasi u tha se Teatri do ndërtohej nga Ingels, Bashkia ofron mijëra euro për një projekt të ri

Çudia/ Pasi u tha se Teatri do ndërtohej nga Ingels, Bashkia ofron mijëra euro për një projekt të ri

Publikuar më 03.07.2020
Pak ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës...

Pak ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës bëri publik një projekt nga Bjarke Ingels, në bazë të të cilit do të ndërtohej Teatri i Ri. Mirëpo së fundmi Bashkia ka hapur një procedurë për projektin e Teatrit të ri Kombëtar dhe do të paguajë gati 500 mijë euro për këtë projekt. Agjencia […]

Lexo më shumë