×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

VOA: Vaksina e Oksfordit e përshtatshme për shpërndarje të shpejtë në të gjithë globin

Një vaksinë për Covid-19 e prodhuar nga Universiteti britanik i Oksfordit dhe firma farmaceutike AstraZeneca ka treguar rezultate të mira në provat e hershme klinike. Siç e shpjegon korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, vaksina është e përshtatshme për shpërndarje të shpejtë në të gjithë globin.

Analizat paraprake të provave me 20 mijë vullnetarë në Britani dhe Brazil tregojnë se vaksina e koronavirusit e Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca është të paktën 70 për qind efektive pas marrjes së dy dozave. Vullnetarët u injektuan me doza të ndryshme, dhe tek ata që morën gjysmë dozë fillimisht, të pasuar nga një dozë e plotë, efektshmëria e vaksinës u rrit në 90 për qind. Asnjëri prej atyre që morën vaksinën nuk u sëmur rëndë nga Covid-19.

“Me të vërtetë është një moment i shkëlqyeshëm që tani kemi shumë vaksina. Nëse mund t’i shpërndajmë ato sa më shpejt që të jetë e mundur, ne do të kemi një ndikim të madh”, tha Andrew Pollard, drejtor i Grupit të Oksfordit për Vaksinat.

AstraZeneca planifikon të fillojë shpërndarjen e qindra miliona dozave deri në fund të vitit, në varësi të autorizimit të rregullatorëve. Mjekët thonë se disa veti të vaksinës e bëjnë atë të përshtatshme për shpërndarje globale.

“E para është kostoja. Pra, çmimi i kësaj vaksine do të jetë sa rreth një e pesta deri një e dhjeta e kostos që është raportuar se kërkohet nga Pfizer dhe Moderna, dy kandidatët e tjerë kryesorë të vaksinave”, tha Dr. Peter Drobac, ekspert i shëndetit global në Universitetin e Oksfordit.

AstraZeneca është zotuar se nuk do të përpiqet të nxjerrë fitime nga vaksina gjatë pandemisë.

“Në dhjetë vende tashmë vaksina është duke u prodhuar, përfshirë Indinë. Pra, ne shpresojmë që së shpejti të kemi në dispozicion një numër shumë të madh dozash. Dhe së treti, kjo vaksinë mund të ruhet në temperaturën normale të frigoriferit”, tha Dr. Peter Drobc.

Ndërsa vaksina kompanisë Pfizer duhet të ruhet në një temperaturë minus 70 gradë celsius.

Shumë sisteme shëndetësore në vendet në zhvillim kanë mungesa të pajisjeve ftohëse për të ruajtur ilaçet në temperatura shumë të ulta.

Deri më tani 188 vende kanë nënshkruar iniciativën COVAX, e cila bënë thirrje që vendet më të pasura të investojnë në zhvillimin e disa vaksinave dhe infrastrukturës së nevojshme për shpërndarjen e tyre në të gjithë globin.

“Qëllimi ideal do të ishte që secili prej vendeve që regjistrohen në iniciativën COVAX të marrë doza të mjaftueshme të vaksinës për 20 për qind të popullsisë së tyre deri në fund të vitit 2021. Tani kjo është një aspiratë, jo një garanci. Por kjo do të krijonte mundësinë që çdo vend të paktën të vaksinonte punonjësit më të rrezikuar”, tha Dr. Drobac.

Kandidatët kryesorë të vaksinave mund të marrin një autorizim emergjent nga rregullatorët në javët e ardhshme, duke rritur shpresat se bota është në prag të një arritje të madhe në luftën kundër pandemisë.

Ndërkohë, mjekët thonë se është jetike që njerëzit të respektojnë masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Ky është mallkim/ Nga trillimi në realitet: Aktori ‘Gomorra-s’, arrestohet për drogë

Ky është mallkim/ Nga trillimi në realitet: Aktori ‘Gomorra-s’, arrestohet për drogë

Publikuar më 18.01.2021
Nga trillimet në realitet. Salvatore Abbruzzese u arrestua n...

Nga trillimet në realitet. Salvatore Abbruzzese u arrestua në të ashtuquajturat shtëpitë e Smurfs, një grumbullim i banesave sociale në rrethin e Scampia, në Itali. 26-vjeçari, me një rekord të pastër, kishte luajtur në vitin 2008 në filmin e Matteo Garrone “Gomorra”, në rolin e Totò, adoleshentit që solli dashurinë te Maria dhe më pas […]

Lexo më shumë

“Kisha kohë pa e takuar për shkak të pandemisë”/ Profesori kryen marrëdhënie seksuale me të dashurën, studentët e shikojnë në kamera

“Kisha kohë pa e takuar për shkak të pandemisë”/ Profesori kryen marrëdhënie seksuale me të dashurën, studentët e shikojnë në kamera

Publikuar më 18.01.2021
Gjatë një mësimi në internet me studentët, një mësues nga Ak...

Gjatë një mësimi në internet me studentët, një mësues nga Akademia e Arteve të Bukura në Urbino të Italisë, filloi një video edukative, për të përfunduar temën e shpjeguar gjatë mësimit me video. Duke menduar se nuk po ndiqej live, ai filloi të kryente veprime seksuale me një person tjetër në dhomë. Por kamera kapi […]

Lexo më shumë

Studimi shqetësues: Një në tetë persona që i mbijetojnë COVID-19, kanë shanse për të vdekur pas 5 muajsh

Studimi shqetësues: Një në tetë persona që i mbijetojnë COVID-19, kanë shanse për të vdekur pas 5 muajsh

Publikuar më 18.01.2021
Shumë “të mbijetuar” të koronavirusit kthehen në...

Shumë “të mbijetuar” të koronavirusit kthehen në spital dhe rezultatet tregojnë se kanë vdekur brenda disa muajsh, tregon studimi i ri. Një studim i kryer nga Universiteti i Leicester dhe Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) zbuloi se dikush që dilte  nga spitali kishte një shans që një në tre persona të ripranohej brenda pesë muajsh. […]

Lexo më shumë

Si bëhet gati Shtëpia e Bardhë për të pritur familjen e re presidenciale

Si bëhet gati Shtëpia e Bardhë për të pritur familjen e re presidenciale

Publikuar më 17.01.2021
Në Ditën e Inaugurimit, Shtëpia e Bardhë ka vetëm gjashtë or...

Në Ditën e Inaugurimit, Shtëpia e Bardhë ka vetëm gjashtë orë për të hequr objektet e familjes në largim dhe për t’u bërë gati për banorët e saj më të rinj. Dora Mekouar e Zërit të Amerikës bisedoi me një nga njerëzit që kanë përvojë personale me këtë proces. “Dita e Inaugurimit mund të konsiderohet […]

Lexo më shumë

“Edhe ne kemi zemër”, hajdutët i kthejnë makinën gruas që ja vodhën dhe arsyeja do ju lërë pa fjalë (Foto)

“Edhe ne kemi zemër”, hajdutët i kthejnë makinën gruas që ja vodhën dhe arsyeja do ju lërë pa fjalë (Foto)

Publikuar më 17.01.2021
Një histori e pazakontë është bërë publike në mediat italian...

Një histori e pazakontë është bërë publike në mediat italiane. Një gruaje i është vjedhur makina e saj, ndërsa pas disa ditësh hajdutët e kanë kthyer automjetin dhe brenda lanë edhe një letër ku kërkonin ndjesë. Mësohet se makina e vjedhur i përkiste një personi me aftësi ndryshe. Maria Elena Barile-s, cila vuan nga skleroza […]

Lexo më shumë

Bill Gates shfaqet me një rrekord në bujqësi, ai bëhet pronari i fermës më të madhë ne botë, afërsisht sa një duzinë shtetesh

Bill Gates shfaqet me një rrekord në bujqësi, ai bëhet pronari i fermës më të madhë ne botë, afërsisht sa një duzinë shtetesh

Publikuar më 16.01.2021
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates është tani pronari i tokë...

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates është tani pronari i tokës më të madhe bujqësore në Shtetet e Bashkuara, sipas Land Report. Studiuesit e Land Report arritën në përfundimin se Gates, tani njeriu i katërt më i pasur në botë, dhe gruaja e tij, Melinda, zotërojnë 242,000 hektarë tokë bujqësore. Ata zotërojnë afërsisht 52,000 hektarë më […]

Lexo më shumë

Leonora Jakupi me veshje 50 mijë euro viziton familjen e varfër, vijnë reagime të shumta

Leonora Jakupi me veshje 50 mijë euro viziton familjen e varfër, vijnë reagime të shumta

Publikuar më 16.01.2021
Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Leonora Jakupi,...

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Leonora Jakupi, i është bashkuar hoxhë, Halil Kastratit, në një aksion bamirësie në një familje në Kosovë. Ajo ka e shpërndarë këtë vizitë edhe në Facebook-un e saj, por në vend të bamirësisë së këngëtares, vëmendje ka marrë një gjest i saj, posaçërisht veshja e saj super e […]

Lexo më shumë

OBSH del kundër krijimit të pasaportave të vaksinave si kusht për udhëtime jashtë vendit

OBSH del kundër krijimit të pasaportave të vaksinave si kusht për udhëtime jashtë vendit

Publikuar më 16.01.2021
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se ...

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se  është kundër “për momentin” për futjen e certifikatave të vaksinimit – të ashtuquajturat “pasaporta vaksine” – kundër COVID-19 si një kusht për lejimin e hyrjes së udhëtarëve ndërkombëtarë në vendet e tjera. Disa vende kanë sinjalizuar tashmë interesin e tyre në prodhimin e pasaportave të vaksinave […]

Lexo më shumë