×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

VOA: Mbeten të larta rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri, tkurren testimet

Në Shqipëri, ndërsa rastet e reja me Covid-19 mbetën në kuota të lartë dhe gjatë javës së fundit (14-20 shtator) testimet ranë për të dytën javë me radhë. Përkeqësimin e situatës e dëshmon, niveli edhe më i lartë i pozitivetit, si dhe numri në rritje i viktimave si dhe ai i të shtruarve në spital.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se në total të infektuarit rishtazi arritën në 5968 raste, vetëm 0.5 përqind më shumë se java pararendëse (7-13 shtator), ose kuota me e lartë që nga java e fundit e muajit shkurt, gjatë të cilit pandemia shënoi dhe pikun e saj. E marta e kaluar ishte dita me më shumë të prekur, 995 të tillë, ndërkohë që mesatarja ditore e javës ishte 852 raste, e ndikuar dukshëm nga numri i ulët i kësaj të hëne, kur u regjistruan vetëm 451 të infektuar.

Por stabiliteti javor duket se nuk është në të vërtetë një pasqyrë e situatës reale, se sa i ndikuar nga një tjetër ulje e numrit të testimeve. Në total janë kryer 34.764 tamponë, ose 7.3 përqind më pak se java pararendëse, gjatë së cilës, gjithashtu, testimet kishin qenë në rënie. Dëshmi e një panorame që ka ardhur duke u rënduar, pavarësisht numrave, është dhe rritja e ndjeshme e nivelit të pozitivitetit (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve), i cili kërceu me 1.3 pikë përqindje, duke kapur nivelin e 17.1 përqind.

Përkeqësimi i vazhdueshëm që nisi me ritme të ngadalte në fund të qershorit për t’u përshpejtuar gjatë gushtit e në vijim, dëshmohet dhe nga rritja progresive e numrit të viktimave. Gjatë javës së fundit u regjistruan 39 vdekje, nga të cilat 7 vetëm gjatë 24 orëve të fundit, siç bëri të ditur të hënën ministria e Shëndetësisë: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qytetare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra. Kjo është kuota më e artë e vdekjeve që prej javës së dytë të prillit. Krahasuar me javën pararendëse janë 10 viktima më shumë.

Një rritje e ndjeshme prej 24 përqind është vënë re dhe në numrin e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë deri pasditen e të hënës, në spitalet Covid kishte 242 pacientë, nga 195 që ishin 7 ditë më parë. Prej tyre 22 janë në gjendje të rëndë, duke marrë trajtim në terapi intensive.

Autoritetet vijojnë të përsërisin thirrjet për vaksinimin e popullatës . Aktualisht 41.3 përqind e qytetarëve mbi 18 vjeç, ose mbi 918 mijë persona kanë marrë të paktën një dozë. Prej tyre mbi 731 mijë, ose 32.9 përqind, të dyja dozat. Muaji shtator është gjithashtu një muaj i hapur për të gjithë. Deri më tani rezulton që të jenë kryer mbi 177 mijë vaksinime, me një mesatare pre 9345 vaksinash në ditë. Një ritëm më i kënaqshëm se gushti, kur mesatarja ishte prej 8358 vaksinimesh. Që prej të hënës pikat e vaksinimit janë hapur dhe pranë universiteteve, gjë që mund të përshpejtojë procesin, duke qenë se vaksinimi është i detyrueshëm për pedagogët dhe studentët.

Vaksinimi pritet të zgjerohet duke përfshirë dhe moshat mbi 16 vjeç. Të paktën program qeverisës, parashikon që deri në shkurt e gjithë popullsia mbi 16 vjeç të jetë vaksinuar./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E reja nga Gjirokastra mbyll në çmendinë të ëmën për ti marrë shtëpinë!

E reja nga Gjirokastra mbyll në çmendinë të ëmën për ti marrë shtëpinë!

Publikuar më 25.10.2021
Emisioni “Stop” mbrëmjen e sotme ka publikuar historinë e Kr...

Emisioni “Stop” mbrëmjen e sotme ka publikuar historinë e Krisanthi Kore nga Gjirokastra. Krisanthi Kore, 76 vjeçe, denoncon se si është burgosur dhe dërguar në çmendinë nga vajza e saj me ndihmën e policisë, prokurorisë dhe gjykatës Gjirokastër, vetëm për t’i marrë pronën të moshuarës. E moshuara  tregon problemet nisë në vitin 2007 pasi i […]

Lexo më shumë

FOTO/ Pamje që na kishin munguar, tifozët “djegin” stadiumin sapo starton derbi

FOTO/ Pamje që na kishin munguar, tifozët “djegin” stadiumin sapo starton derbi

Publikuar më 25.10.2021
Tifozët e Tiranës dhe Partizanit kanë pritur që të startojë ...

Tifozët e Tiranës dhe Partizanit kanë pritur që të startojë sfida, për të treguar se sa i kishte munguar ky derbi qytetit. Menjëherë flakadanë kanë pushtuar fushën e blertë duke prodhur një atmosferë elektrizuese në stadium. Retë e tymit kanë mbuluar fushën dukë bërë që ndeshja të ndërpritet për disa minuta, por më pas nisi […]

Lexo më shumë

U vranë për tokën, si ndodhi krimi i dyfishtë në Vlorë, fqinjët të tronditur: Dëgjuam ulërima! Djali ishte i pamartuar, xhaxhai rrinte në qytet!

U vranë për tokën, si ndodhi krimi i dyfishtë në Vlorë, fqinjët të tronditur: Dëgjuam ulërima! Djali ishte i pamartuar, xhaxhai rrinte në qytet!

Publikuar më 25.10.2021
Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë brenda f...

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë brenda familjes në Vlorë, ku nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç. “Nuk di gjë fare çfarë ka ndodhur, në televizor po e dëgjojmë. I njohim të dy, më vjen keq për djalin, i pamartuar, është gati 40 vjeç”, u […]

Lexo më shumë

Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy persona

Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy persona

Publikuar më 25.10.2021
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti...

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidentit. Ngjarja ndodhi në rrugën Lezhë-Shkodër, në lagjen e ish frutores dhe sipas informacioneve paraprake makina doli nga rruga. Të plagosurit ndodhen ne spitalin rajonal të Lezhës. Ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve te këtij aksidenti.

Lexo më shumë

Krim brenda familjes në Vlorë, nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

Krim brenda familjes në Vlorë, nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

Publikuar më 25.10.2021
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Vl...

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Vlorë. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për dy viktima. Krimi ka ndodhur brenda një familjeje, fshatin Llakatund. Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se nipi dyshohet të ketë vrarë xhaxhanë dhe më pas edhe veten e tij. NJOFTIMI I POLICISE Në fshatin […]

Lexo më shumë

Protesta të dhunshme dhe kimikate në qendër të Athinës për 20-vjeçarin rom të vdekur (Video+Foto)

Protesta të dhunshme dhe kimikate në qendër të Athinës për 20-vjeçarin rom të vdekur (Video+Foto)

Publikuar më 25.10.2021
Rreth 1000 protestues nga organizatat e majta jashtëparlamen...

Rreth 1000 protestues nga organizatat e majta jashtëparlamentare marshuan në qendër të Athinës duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “policia vret”. Policia i kishte nën vëzhgim të kujdesshëm ndërsa marshimi drejtohej drejt Parlamentit. Në Stadiou, shpërthyen përleshje mes policisë dhe protestuesve, ku të parët përdorën edhe kimikate.

Lexo më shumë

Helmimi në Krujë, reagon policia: 35 persona kanë shkuar në spital, presim përgjigjet e analizave!

Helmimi në Krujë, reagon policia: 35 persona kanë shkuar në spital, presim përgjigjet e analizave!

Publikuar më 25.10.2021
Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme,...

Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave […]

Lexo më shumë

COVID-19/ MSH: Përgjysmohen rastet e reja, rritet numri i viktimave në 24 orë

COVID-19/ MSH: Përgjysmohen rastet e reja, rritet numri i viktimave në 24 orë

Publikuar më 25.10.2021
Janë ulur ndjeshëm rastet e reja me Covid-19 në vend. Minist...

Janë ulur ndjeshëm rastet e reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit 264 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 444 që ishin një ditë më parë. Ndërkohë kemi një rritje të lehtë të fataliteteve ku 6 qytetarë kanë humbur jetën nga 4 që ishin dje. COVID19 […]

Lexo më shumë