Vlorë/ Makina del nga rruga, plagoset rëndë pasagjerja

Publikuar më 06. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, me pasojë plagosjen e një personi. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec kur 23-vjeçari me inicialet F. A., duke drejtuar mjetin tip “Seat”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja, shtetësia S. Q.
Kjo e fundit është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.