Vlora i bashkohet Tiranës, nis protesta në Universitetin “Ismail Qemali”

Foto 1 nga 9 Pas Para

Edhe studentët e Universitetit të Vlorës, “Ismail Qemali” i janë bashkuar protestës të studentëve në Tiranë.

Studentët në Vlorë kanë dalë me pankarta në duar dhe kanë bërë thirrje për ndryshim të situatës në universitet. Ata thanë se janë plotësisht dakord me kërkesat që studentët e Tiranës kanë ngritur. Të shumtë ishin studentët që protestuan, kurse në duar kishin edhe pankarta të ndryshme, ku flitet për ulje tarifash.

“Me paratë tona blini makina luksoze çdo muaj”, “Arsimi duhet falas. Studentët kundër Linditës dhe politikanëve të korruptuar”, “Me paratë tona, fëmijët e tyre studiojnë në Harvard”, “Për Gjermani edhe një se u mbush”, ishin disa pankarta që studentët e Vlorës mbanin me vete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet