Vlerat ushqyese të lëvoreve të frutave

Hulumtuesit kanë zbuluar se acidi, i cili e mban lëvoren e mollës të shkëlqyer, na jep më shumë vlera për shëndet se sa vetë brendësia e mollës – duke filluar nga forcimi i muskujve deri te mbajtja nën kontroll e kolesterolit dhe sheqerit.

Po ju japim disa këshilla se çfarë të bëni me lëkurat e pemëve sezonale.

Pjeshka

Hajeni lëvoren e saj për shkak të vlerave të pasura ushqyese ose fërkojeni fytyrën me të që të keni lëkurë shkëlqyese.

 

Banania

Nëse keni gërvishtje ose diçka të ngjashme vendosni mbi të lëkurën e bananes dhe do t’ju shërohet më shpejt.

Nëse ju pickon mushkonja, kjo lëvore çudibërëse do të qetësojë kruarjen. Vetëm fërkojeni vendin e prekur.

Shega

Përdorni lëvoren aromatike për potpuri. Prijeni në copa të vogla, thajini dhe rregullojeni këndin tuaj të vogël aromatik.

Nëse keni probleme me diarre ose dhimbje në stomak ziejeni lëvoren e shegës në ujë dhe shtoni kanellë. Kur të ftohet pini nga pak tri herë në ditë.

Të tjera

Abissnet