Vlahutin i shkon në zyrë Arta Markut, ja ç’pritet të ndodhë

Publikuar më 10. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku takohet me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin.
Takimi Marku-Vlahutin zhvillohet në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa është takimi i parë mes tyre pasi Marku mori detyrën.
Ky takim vjen menjëherë pasi kryeprokurorja Marku ka përfunduar takimin në Ministrinë e Brendshme me Fatmir Xhafaj, Etilda Gjonaj dhe Arben Ahmetaj.