Vjedhje dy herë e taksave të qytetarëve

Zef Preçi

Mbasi njihesh me raportin e  revistës presstigjioze ‘Monitor’ mbi skemat mashtruese të vjedhjes së miliona Eurove me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) përmes blerjeve fiktive, një numër pyetjesh të lindin natyrshëm për miqtë ekonomistë dhe për institucionet shtetërore përgjegjëse.Unë po i rendis më poshtë duke ftuar shtypin dhe mas-median, sidomos rrjetet e gazetarisë investigative që të sqarojë çështje të tilla si:

A mund të funksionojnë skema të tilla nëse nuk kanë mbështetje direkte nga segmente të rëndësishme në administratën tatimore dhe lobet politike përkatëse që emërojnë titullarët e kësaj administrate në qendër dhe në bazë? Personalisht mendoj se jo.

Nëse në skema të tilla janë përfshirë kompani që kanë marre apo që presin të marrin koncesione të rëndësishme publike apo kontrata PPP, çfarë presin entet përkatëse shtetërore për heqjen e licensave dhe pezullimin e financimit pulbik apo mosdhënien e këtyre kontratave tek evanzionistët de vjedhësit e tatime-taksave duke dëmtuar buxhetin e shtetit? Fakti që institucionet vazhdojnë të heshtin është dëshmia më e mirë e kapjes së tyre nga oligarkia dhe krimi i organizuar (skemat e vjedhjes së TVSh janë subjekt i krimit të organizuar gjithashtu). Ky qëndrim i tyre (heshtja apo mosveprimi duke dëmtuar interesat publike) sugjeroj se duhet të jetë subjekt i veprimit të Prokurorisë së Shtetit sot dhe SPAK e BKH kurdoherë që të krijohen ato. Të mos harrojmë se vetë skemat e PPP-ve dhe kontratave koncesionare janë dukshëm të dyshuara për korrupsion politik dhe klientelizëm, se shumë prej këtyre kompanive janë krijuar posaçërisht për të grabitur taksat edhe për 15 apo 20 vitet e ardhsshme, se risku nga këto kontrata është tërësisht në anën e shtetit, se shumica e këtyre kompanive janë kompani off-shore dhe guacka, se vetëm marrin dhe asgjë nuk i japin ekonomisë sonë kombëtare të mbërthyer keqas prej kthetrave të tyre edhe pse kompanitë koncesionare në Republikën e Shqipërisë janë ndër bizneset më fitimprurëse të këtij vendi…

Duke ditur që administrata tatimore është e organizuar mbi baza territori dhe se analizat e saj të riskut janë shkencore dhe njihen prej më shumë se 15 vitesh, ftoj prokurorinë që të hetojë veprimin/mosveprimin e autoriteteve përgjegjëse të njësive përkatese mbasi shkalla e shtrirjes së këtij aktiviteti kriminal (vjedhjes së taksave përmes skemave mashtruese me TVSH) dhe përfshirja në të e kompanive koncesionare krijojnë dyshimin e arsyeshëm jo më për paaftësi apo neglizhnencë në kryerjen e detyrës shtetërore, por për bashkëpunim në vjedhjen e taksave.

Pavaresisht faktit se hetimet janë në proces, të bie në sy fakti se mungojnë lajmet mbi bllokimin e aktivitetit, bllokimin e llogarive dhe vjeljen me çdo kusht dhe në kohën më të shpejtë të mundshme të detyrimeve nga shkelësit e ligjit. Përvoja tregon se ky hap zakonisht hidhet me shumë vonesë, duke ju lënë kohën e nevojshme evazorëve për boshatisjen e llogarive dhe në shumicën e rasteve nuk arrihet të rikuperohen sadopak shumat e vjedhura nga buxheti i shtetit.

Së fundi, mendoj se duhet përgëzuar dhe mbështetur Prokuroria e Shtetit për ndërmarjen e këtij hetimi me shpresë se kështu do të ndëshkohen shkelësit e ligjit dhe sidomos rrjetet nepotike dhe lobet politike që qëndrojnë mbas tyre në afera kaq të dëmshme për buxhetin e varfër të shtetit shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet