Vjedhja e argjendarisë në Maltë, pranga 2 shqiptarëve

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Policia e Maltës ka arritur të arrestojë dy shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë grabitur një argjendari.

Uniformat blu të shtetit maltez kanë lëshuar edhe një urdhër – arrest europian. Një nga grabitësit është identifikuar si Ramazan Hysa, 24 vjeç. Çdo informacion që dihet për grabitësit mund të njoftohet në policinë e shtetit të Maltës. Dy burra janë parë gjatë ditës së enjte duke hyrë dhe vjedhur në argjendari “Diamond International”. Ata janë parë duke pasur me vete bizhuteri, të armatosur me shkopinj, armë gjahu dhe një sëpatë. Të dy ishin të pajisur me maska dhe u larguan me një makinë të bardhë, shkruan “Malta Today”.

Një punonjës sigurie është plagosur pasi u godit në kokë me pistoletë.

/D.Xh/