Vizita e Gjonajt në qelinë e Aldo Bares, Noka: Kë po shantazhon Edi Rama?

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kontrolloi sot nga afër ambientet e burgut të Peqinit.

Raportohet se ajo ka vizituar disa qeli ku ndodhen te burgosur, mes të cilëve edhe atë të kreut të Bandës së Lushnjës, Aldo Bares dhe te Enver Dondollakut.

Ndërkaq pas këtij lajmi ka reaguar deputeti i PD Flamur Noka, i cili me një postim në rrjetet sociale ngre pyetjen “Çfarë mesazhi po përpiqet të përcjellë ministrja me këtë vizitë ? A po shantazhon dikë Edi Rama duke i çuar ministren Aldo Bares?”

Reagimi i Nokës

Ministrja e drejtesise sot zhvilloi nje vizite ne burgun e sigurise se larte ne Peqin .Dhe çuditerisht i shkon ne qeli Aldo Bares. Te jete valle rastesi apo e planifikuar ???Cfare mesazhi po perpiqet te percjell ministrja me kete vizite ??? A po shantazhon dike Edi Rama duke i cuar ministren Aldo Bares? Si shpjegohet nje ndjeshmeri e tille e Edi Rames per kushtet e Aldo Bares kur nderkohe nuk ja ndjeu fare dhe i flaku me nje te rene te lapsit 26 mije familje qe nuk kane as buke per femijet …A e pate se si ministrja lumturohej kur kreret e bandes Lushnjes flisnin me gjuhen e Edi Rames????A tregon ky kontrast se Edi Rama nuk eshte Kryeminister i shqiptareve por i bandave dhe krimit ??

Të tjera

Abissnet