Viti i Ri 2018, festime në sheshet e qyteteve të mëdha të Shqipërisë (FOTO)

Publikuar më 01. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Sikundër është kthyer në traditë qytetarët shqiptarë pritën sot mes fishekzjarrëve në sheshet kryesore të qyteteve mbërritjen e Vitit të Ri.

Epiqendra e festimeve ishte sheshi “Skënderbej” ku qindra njerëz trokitën gotat në sekondat e para të këtij viti.

Me fishekzjarrë ky vit u prit gjithashtu në qytetet kryesore të vendit, si në Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Fier e Korçë.

Fatkeqësisht gjatë ndërrimit të viteve një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Laçit. Një 16-vjeçar që kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të ndezur fishekzjarrë, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij pak pas mesnate.

Policia e Shtetit ka qenë në gatishmëri për mbarëvajtjen e festimeve.