Viti i Ri 2018, Ambasada Amerikane ka një pyetje për shqiptarët

Publikuar më 01. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Ambasada amerikane në Tiranë, e ka nisur Vitin e Ri 2018 me një pyetje për të gjithë shqiptarët.

“Shpresojmë që të jeni duke e shijuar ditën e parë të 2018-ës. Cili është zotimi juaj për këtë vit?”, shkruhet ne postimin ne “Facebook” të ambasadës.

Ishte ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, që uroi përmes një mesazhi qytetarët shqiptarë për Vitin e Ri 2018.

Në faqen online të Ambasadës Amerikane, përcillet mesazhi i ambasadorit Lu, i cili thotë se Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm dhe me njerëz të mrekullueshëm.

“Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi për një të ardhme më të begatë dhe të sigurt”, u shpreh ambasadori Lu.