Vitaminat dhe super ushqimet që parandalojnë rënien e flokëve

Publikuar më 02. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Rënia e flokut ësdhtë një problem mjaft serioz.

Sipas Marilyn Glanville, avokado, farat, arrat, peshku, janë burim i pasur i acideve yndyrore dhe mund të parandalojnë rënien e flokëve, shton ajo.

Acidi yndyror omega 3, po ashtu mund të parandalojë rënien e flokut.

Nutricionistja Cassandra Burns thotë se kombinimi i shumë ushqimeve të ndryshme është mënyra më e mirë për të luftuar rënien e flokëve.

“Për mbrojtje më të mirë në përgjithësi, duhet fokusuar në konsumimin e ushqimeve që janë burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve natyrores,” tha Burns.

Këtu përfshihen pemët dhe perimet, mishi i papërpunuar, peshqit, vezët, fasulet, arrat dhe farat.

Mesatarisht, një person humb 50 deri 100 qime floku në ditë, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.

Rritja e flokut përshpejtohet ndërmjet moshës 15 deri 30, ndërsa zvogëlohet ndërmjet moshës 40 deri 50.