Vitamina D mund të përmirësojë shërimin e plagëve të djegies

Publikuar më 07. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Vitamina D mund të jetë një mënyrë e thjeshtë dhe me pak kosto për të ndihmuar në shërimin e plagëve të djegies.

Ky ishte përfundimi i studimit që shqyrtoi efektet e vitaminës D në shërimin e dëmtimit të lëndimeve.

Hulumtimi, u drejtua nga Instituti i Inflamacionit dhe Plakjes në Birmingham, Mbretëria e Bashkuar.

Djegiet janë plagë në lëkurë dhe inde të tjera që shkaktohen nga nxehtësia duke përfshirë ekspozimin ndaj një flake ose zjarri.

Trajtimi me vitaminë D po konsiderohet një mënyrë efektive por edhe me një kosto të ulët.