Virozat e stinës, fluks në Pediatritë e Elbasanit, Beratit dhe Fierit

Luhatja e temperaturave që ka shoqëruar këtë fillim viti ka ndikuar në shtimin e rasteve të fëmijëve të prekur nga virozat e stinës.
Deri në 120 raste shënohen çdo ditë në Pediatrinë e Elbasanit, ku sipas mjekes Irena Palloshi, një pjesë e tyre kërkojnë shtrim për kujdes më të specializuar
“Ka rreth 100-120 paraqitje në 24 orë, por ajo që vihet re gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i shtrimeve. Kemi fëmijë të shtruar me astmë në krizë, kemi fëmijë me bronkopneumoni por edhe me të vjella”, është shprehur mjekja Irena Palloshi.
Në Berat, mjekët Pediatër thonë se kryejnë deri në 100 vizita në ditë, ku një pjesë e pacientëve të vegjël paraqiten me temperaturë dhe ethe, shkruan ora news.
Vladimir Kumaraku, Berat: Për çdo rast me ethe duhet të drejtohen në spital, ndërsa për temperatura edhe të larta ata duhet të rrinë në kushtet e shtëpisë.
Deri në 90 raste regjistrohen në Pediatrinë e Fierit, ku përballë fluksit mbetet problem stafi i pakët mjekësor.
Nuk kanë munguar edhe rastet e komplikacioneve shprehen mjekët pediatër të cilat kanë bërë që rastet e shtimeve ditore të jenë të shumta.

Të tjera

Abissnet