×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Virologu gjerman rrëzon teoritë konspirative: E vërteta mbi rrezikshmërinë e Covid-19

Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike dëshiron të fitojë me pandeminë. Të rinjve nuk u ndodh asgjë! Në demonstratat e Coronës, në biseda apo internet ndesh rregullisht teza të tilla, herë nga më të çuditshmet, herë teza që duken të kuptueshme të paraqitura nga teoricienë konspirativë, apo ata që mendojnë kundër dhe kundërshtarët ee vaksinës. Një nga ekspertët më të njohur gjermanë, profesori Hendrik Streeck, drejtori i Institutit të Virologjisë në Universitetin e Bonnit flet për Deutsche Wellen lidhur me këto teza:

“Virusi nuk është aq i rrezikshëm, rreziku ekzagjerohet nga mediat, politikanët, dhe studiuesit.”

Hendrik Streeck: Kjo nuk është e vërtetë. Të gjitha studimet e bëra deri më tani, si ato në SHBA, që flasin për një vdekshmëri relativisht të ulët, por edhe të tjerat që theksojnë vdekshmërinë e lartë, tregojnë qartë, se virusi ka një vdekshmëri më të lartë se një grip sezonal.

Ne kemi zbuluar në qarkun Heinsberg, (ku është zhvilluar një nga studimet e para në fillim të pandemisë, shwn.red.) se virusi është të paktën katër herë më i rrezikshëm se gripi sezonal. Kjo sigurisht ka të bëjë gjithmonë edhe me shtresat e popullsisë, ku testohet. Por ky është një virus, që duhet marrë seriozisht, natyrisht as nuk duhet dramatizuar

“Politikanët dhe mediat prezantojnë gjithmonë raste dramatike të përditshme të Coronës. Por unë nuk njoh askënd që është sëmurur nga COVID-19.”

Hendrik Streeck: Të them, që unë kam dy persona në rrethin e ngushtë familjar që janë sëmurur nga COVID-19.

“Në Itali apo SHBA ka kaq shumë të vdekur. Këtu nuk ka. Sikur nuk shkon diçka.“

Hendrick Streeck: Ne kemi edhe në Gjermani të vdekur nga COVID-19. Në Itali dhe SHBA i shtohet fakti, që infektimet u zhvilluan shumë shpejt. Pra një masë e gjerë në popullsi është infektuar shumë shpejt, dhe kjo pati si pasojë mbingarkesën e spitaleve. Virusi ka depërtuar aty në shtresa, ku pacientët apo njerëzit kanë një rrezik më të madh të humbasin jetën prej tij. Në Gjermani ne ia kemi dalë t’i mbajmë të mbrojtura këto shtresa.

“Ka pasur kaq shumë demonstrata të mëdha kundër Coronës. A ka pasur edhe shpërthime të mëdha infektimi pas tyre? Jo!”

Hendrik Streeck: Këto demonstrata janë zhvilluar njëherë jashtë, dhe këtu rreziku i depërtimit të virusit është më i vogël se në hapësira të mbyllura. Nga ana tjetër është shumë e vështirë të dish, nëse në një demonstratë të zhvilluar në Berlin për shembull, dhe nga ku shumë pjesëmarrës janë kthyer në qytete të ndryshme, ka pasur shpërthime infektimesh. Kjo mund të provohet më me lehtësi, nëse pjesëmarrësit vijnë nga një vend.

“Vaksinat janë shumë të rrezikshme dhe sulmojnë ADN-në tonë. Përveç kësaj këtu do të fitojë industria farmaceutike.”

Hendrik Streeck: Të dyja tezat janë tërësisht të gabuara. Një vaksinë nuk e ndikon genomin njerëzor, pra ADN-në. Elementët vaksinues RNA funksionojnë të tillë, që prej tyre gjenerohen proteina. Ne nuk i kemi encymet në trupin tonë që nga RNA të bëhet sërish ADN. Këtë mund ta bëjnë vetëm disa retroviruse. Prandaj një vaksinë nuk e prek ADN-në.

Industria farmaceutike sigurisht fiton para me vaksina, por ajo që sigurimet shëndetësore shpenzojnën për vaksinat në vit është vetëm 0,3% e buxhetit në krahasim me atë që ne shpenzojmë për ilaçe të tjera. Buxheti për një vaksinë është vërtet shumë i vogël. Përveç kësaj industria farmaceutike duhet të fitojë nga kjo, sepse pa këto para nuk mund të ecet përpara me studimet e tjera zhvilluese.

“Virusi është transformuar kaq shumë, saqë nuk sjell gjë ndonjë vaksinë. Ose duhet të vaksinohesh çdo vit si me gripin.”

Hendrik Streeck: Këtë nuk mund ta thuash me siguri. Virusi ndryshon, po, por nuk e ka atë mutacion të lartë si tek gripi. Nëse një vaksinë në fund do të ketë vërtet efekt, dhe sa shpesh duhet të vaksinohesh, këtë nuk mund ta themi me saktësi tani, sepse ende nuk kemi një vaksinë.

“Masat e regjimit të Coronës janë tërësisht të ekzagjeruara. Unë dua sërish lirinë time.”

Henrik Streeck: Ne e dimë që tre rregullat kryesore: distancë, maskë dhe higjiena e përgjithshme kanë efekt, dhe me këtë mund të ndalohen infektime të tjera. Përveç kësaj këto rregulla me gjasë kanë edhe efektin, që nëse dikush infektohet, infektohet me më pak viruse. Ai ndoshta mund të sëmuret, por me më pak simptona. Ne e dimë nga viruse të tjera se ka një lidhje: Nëse merr sasi të madhe virusi, simptomat janë më të rënda, nëse merr më pak, atëherë ato janë më të lehta. Doza bën helmin në këtë rast.

Me distancën dhe maskën arrijmë atë, që kjo dozë të bjerë dhe të gjithë ndihmojmë që të ndoshta të kemi shumë më tepër raste me zhvillim të butë të sëmundjes.

“Virusi Corona rrjedh prej një laboratori kinez dhe doli gabimisht nga laboratori.”

Henrik Streeck: Ka shumë pak gjasa që ky virus të jetë prodhuar në një laborator. Me sa di unë, degë të tilla hulumtimesh për prodhimin e viruseve të caktuara nuk ndiqen më, sepse kjo është shumë e rrezikshme. Nga ana tjetër as nuk mund ta thuash se nga vjen një vírus. Një vírus nuk ka sekuenca gjenetike, që nuk i gjen si të tilla edhe në natyrë.

Po ashtu duhet thënë, se laboratorë të tillë, si ai në Kinë janë sektorë të sigurisë së lartë, ku viruset dhe bakteret nuk kalojnë aspak në hapësira të tjera dhe kështu nuk dalin gabimisht jashtë tyre. Për mua është gati e pamundur, që të ketë ndodhur diçka e tillë, por këtë natyrisht nuk mund ta vërtetosh. Ashtu si nuk mund të vërtetosh të kundërtën.

“Edhe nëse unë infektohem – unë jam i ri dhe me shëndet të mirë. Nëse ndodh, atëherë kam vetëm simptoma të pakta.”

Henrik Streeck: Sipas statistikës është e drejtë që të rinjtë dhe njerëz me shëndet të mirë kanë pas ose aspak simptoma. Vetëm nëse bazohesh tek statistika pra ke të drejtë. Por gjithmonë mund të ndodhë, që edhe të rinj e me shëndet të mirë mund të kenë simptoma të rënda, ose madje edhe të vdesin. Këtë e kanë treguar disa raste në të shkuarën. /DW/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Humbja e ekuilibrit dhe rënia e flokëve, këto janë disa nga efektet shëndetësore afatgjata të Covid-19

Humbja e ekuilibrit dhe rënia e flokëve, këto janë disa nga efektet shëndetësore afatgjata të Covid-19

Publikuar më 29.11.2020
Personat e intubuar e të shtruar në spital për javë të tëra ...

Personat e intubuar e të shtruar në spital për javë të tëra pa lëvizur, ngrënë apo folur siç duhet vazhdojnë ende t’i ndjejnë pasojat e koronavirusit. Disa nga efektet afatgjata të koronavirusit janë lodhja, gulçimi, dhimbja e muskujve, e kokës, ekuilibri i dobët dhe humbja e kujtesës. Shumë njerëz me simptoma serioze të Covid-19-s po […]

Lexo më shumë

Nëse nuk i nuhasni këto dy aroma mund të keni COVID-19 sipas ekspertëve

Nëse nuk i nuhasni këto dy aroma mund të keni COVID-19 sipas ekspertëve

Publikuar më 26.11.2020
Një nga simptomat më të pazakonta që ndodh në pacientët me C...

Një nga simptomat më të pazakonta që ndodh në pacientët me COVID-19 është humbja e nuhatjes dhe shijes. Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, në afërsisht 25 për qind të pacientëve me koronavirus, kjo ishte shenja e parë dhe e vetme që diçka nuk shkonte. Meqenëse kjo simptomë mund të tregojë COVID-19, u krye një […]

Lexo më shumë

Krijuesi i vaksinës tregon se kur do të mbarojë pandemia e koronavirusit, ja sa vite na duhen t’i kthemi normalitetit

Krijuesi i vaksinës tregon se kur do të mbarojë pandemia e koronavirusit, ja sa vite na duhen t’i kthemi normalitetit

Publikuar më 15.11.2020
Gjetja e vaksinës ndaj COVID-19, do të bëjë rikthimin e jetë...

Gjetja e vaksinës ndaj COVID-19, do të bëjë rikthimin e jetës në normalitet, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Një ndër krijuesit e saj, Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes gjermane BioNTech, e cila të hënën e kaluar njoftoi se ka zhvilluar së bashku me Pfizer një vaksinë kundër koronavirusit me efektivitet 90%, tha për “The Guardian” se […]

Lexo më shumë

Këto janë sëmundjet që shkaktohen nga COVID-19, zbulohen me vonesë

Këto janë sëmundjet që shkaktohen nga COVID-19, zbulohen me vonesë

Publikuar më 12.11.2020
Frikërat, depresionet dhe pagjumësia janë pasojat më të shpe...

Frikërat, depresionet dhe pagjumësia janë pasojat më të shpeshta afatgjatë të sëmundjes COVID-19, thotë një studim i ri i bërë nga Oxford University. Rreth një vit pas shfaqjes së një lloji të ri virusi corona SARS CoV-2 ne kemi mësuar se patogjeni agresiv nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes, por edhe zemrën, enët […]

Lexo më shumë

Vaksina e parë kundër koronavirusit “ofron mbrojtje 90%”

Vaksina e parë kundër koronavirusit “ofron mbrojtje 90%”

Publikuar më 09.11.2020
Vaksina e parë kundër koronavirusit mund t’i parandalojë mbi...

Vaksina e parë kundër koronavirusit mund t’i parandalojë mbi 90 për qind të njerëzve nga kontraktimi i virusit, tregon një analizë paraprake. Zhvilluesit e vaksinës – kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech – thanë se “kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”. Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në […]

Lexo më shumë

Studimi: E ftohura mund t’ju mbrojë nga Covid-19

Studimi: E ftohura mund t’ju mbrojë nga Covid-19

Publikuar më 23.10.2020
Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të...

Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të jetë më i aftë për t’i rezistuar një goditjeje të rëndë nga COVID-19. Pacientët me COVID-19, të cilët kohët e fundit ishin infektuar me një virus të të ftohurës së zakonshme, kishin më pak të ngjarë të vdisnin ose të duhej t’i […]

Lexo më shumë

Është Covid, grip apo ndonjë virozë stine!? Kreu i Urgjencës Kombëtare na tregon si ta bëjmë dallimin mes tyre (Tabela)

Është Covid, grip apo ndonjë virozë stine!? Kreu i Urgjencës Kombëtare na tregon si ta bëjmë dallimin mes tyre (Tabela)

Publikuar më 02.10.2020
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Urgj...

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj na ka treguar se si të bëjmë dallimin me virusit vdekjeprurës COVID-19, virozave stinore apo gripit. Me anë të një tabele Brataj ka bërë dallimin mes rrufës dhe gripit, ndërsa në vazhdim premton se do të bëjë gati edhe dallimet mes COVID-it […]

Lexo më shumë

“Vitamina D është zgjidhja”, mjeku: Mund të ulë infektimin nga koronavirus me 54%

“Vitamina D është zgjidhja”, mjeku: Mund të ulë infektimin nga koronavirus me 54%

Publikuar më 20.09.2020
Të gjithë njerëzit në botë frikësohen se mos infektohen me k...

Të gjithë njerëzit në botë frikësohen se mos infektohen me koronavirus, pas rasteve të shumta të zbuluara, sidomos në fillim të pandemisë, ndërsa edhe të tjera personalitete zbuluan se mund të ketë një valë të dytë të Covid-19. Ndoshta nuk duhet të presim ndonjë mrekulli për të ulur rrezikun që paraqet Covid, por “ilaçi” është […]

Lexo më shumë