
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regjistruar të dielën 398 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,996 mostrave në institucionet publike dhe ato private.
Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar një viktimë të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Viktima është nga Drenasi, 39 vjeç.
Betejën me koronavirusin në ditën e fundit e kanë fituar 228 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 6,639.
Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 66,380 persona të infektuar me koronavirus.
Prej tyre 1,572 pacientë kanë vdekur.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply