Vijon rezistenca, 100 ditë nga protesta e banorëve të “Astirit”

Edhe në ditën e 100-të banorët e “Astirit” vijojnë me protestën e tyre, duke mbrojtur kauzën dhe ngrenë zë kundër vijimit të projektit për ndërtimin e “Unazës së Re”.

Në fillim të protestës ata kërkuan dëmshpërblim 100 % për banesat dhe bizneset e tyre, por pas zbulimit të skandalit, ku kompania që do të ndërtonte këtë aks e kishte fituar tenderin me dokumente false, ata kërkojnë anulim të projektit.

Sipas banorëve të “Astirit” ky projekt është korruptiv. Ata kanë hedhur akuza të forta kundër kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj duke bërë të ditur se më 16 shkurt do ti bashkohen protestës së thirrur nga opozita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet