
Grupimi për të Drejtat e Kafshëve protestoi dje, sërish, për vrasjen brutale të qenve endacakë nga Bashkia e Tiranës. Aktivistë të saj shpalosën një banderolë të madhe në vendin ku zhvillohej Maratona e Tiranës, organizuar nga bashkia, me thirrjen “Ndaloni genocidin ndaj qenve”.
Paralelisht, aktivistë të mbrojtjes së kafshëve u zhvendosën te Spitali Veterinar i Bashkisë së Tiranës, ku vriten qentë endacakë që mblidhen në rrugët e Tiranës, në vend që të trajtohen dhe të sterilizohen. Përmes një videoje të xhiruar në rrugë, dhe nga dëgjoheshin ulërimat e kafshëve, avktivistët denoncuan vijimin e masakrës ndaj qenve të rrugës, për trajtimin e të cilëve janë shpërdoruar deri më sot mbi 1 milionë dollarë.
Reagimi i Grupimit
“Sa e bukur ishte bërë Tirana dje! Njerëz që vraponin, e njerëz që duartrokisnin. Ne sot nuk mundem t’i bashkoheshim këtij gëzimi. Ishte thjesht një fasadë. Si çdo gjë në këtë qytet. Një rrenë e madhe që mblodhi bashkë shumë njerëz, shumë interesa.
Ne sot ishin në spitalin e Bashkisë. Atje ku si çdo ditë, vijon mbledhja dhe vrasja e qenve endacakë. Por sot atje fasada nuk mundi t’i fshihte zërat e qenushëve të kapur me rastin e Maratonës. Për ne dhe të gjithë ata që i duan kafshët pa asnjë interes, kjo ishte një dite trishtimi. Që prej vitit 2017, që kur bashkia RRENË, nisi te kapte dhe më pas zhdukte përgjithnjë qenushët që jetonin në rrugët ku kalon maratona, kjo është një ditë e larë me gjak.
Ne dje nuk mundëm të bënim asgjë për të shpëtuar jetën e tyre, ashtu sikur prej kohësh jemi ballë për ballë me të keqen e cila e veshur me të gjitha pushtetet, madje shpesh e veshur me lëkurën e një kafshëdashësi, përçan dhe triumfon lehtësisht mbi këdo që ka zgjedhur të ndjekë një kauzë të drejtë”.
Pamje nga protesta dhe jashtë Spitalit Veterinar të bashkisë
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Nuk ka para Bashkia që qentë, e lëshuar dhe të bërë rrugaç, t’i sistemojë në ndonjë azil
me të tëra përkujdesjet bashkë-kohore, gjersa t’iu vijë ngordhja. Protestë e pakuptimtë.