Vidhnin në Maqellarë, arrestohet hajduti i tretë

Policia ia ka dalë të arrestojë autorin e tretë si i dyshuar në një sërë vjedhjesh që kanë ndodhur disa ditë më parë. Ndalimi i tij u bë, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar: “Maqellara”. “Në vijim të punës për parandalimin, zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë , si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre vjedhjeve, nga shërbimet Komisariatit të Policisë Dibër, në kuadër të operacionit policor të koduar “MAQELLARA”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Viktor Rudi, 24 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.”, thanë uniformat blu.

Rudi dyshohet për vjedhje. Më herët, janë vënë në pranga Resmi Jakimi dhe Egert Jakimi, të dyshuar për vjedhje banesash. Ndaj Rudit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë: “Arrest me burg” për veprën penale të vjedhjes. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Dibrës.

/D.Xh/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet