Vidhnin makina në mbarë Italinë, shkatërrohet grupi. Mes tyre 7 shqiptarë

Një operacion i organizuar në Monza të Italisë,  u finalizua me sukses ku vuri në pranga 17 personave. Anëtarët e kësaj bande akuzoheshin për vjedhje. Grupi operonte në Milano, Monza Brianza, Bergamo, Chieti dhe Pavia. Sipas mediave italiane të arrestuarit ishin mes moshave moshave 21 deri në 65 vjeç. Ata  janë 7 shqiptarë, 6 italianë, 1 maroken, 1 egjiptian, 1 rumun dhe 1 bullgar, të cilët akuzohen për vjedhje si dhe riciklim të makinave të vjedhura luksoze.

“Larena.it”, shkruan se grabitet kryheshin kryesisht në aeroportin e Milanos ‘Malpensa’, si dhe në një parkim të një hoteli luksoz në Versilia, shkruan “Pamnorama”. Grupi kishte vjedhur dhe kishte vënë në treg 23 makina luksoze me kapacitet të madh, për një vlerë të parashikuar prej 1,750,000 euro. Nga 23, 17 janë mjetet që janë gjetur në krahinat e Ankonës, Barit, Bergamo, Brescia, Como, Genoa, Verona, si dhe në Shqipëri, Gjermani dhe Malit të Zi. Hetuesit e Monza-s, koordinuar nga prokurori i Republikës zbulua nga bisedat telefonike të kamionistit, se banda ishte drejtuar nga një shqiptar në Monza. Banda në fjalë kishte role specifike, që nga vjedhja, e deri tek heqja apo zëvendësimi i kornizave të makinave, që nga BMË-ja, Audi, Jaguari si dhe Range Rover, të cilat janë shitur më pas në Itali dhe jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani, Shqipëri dhe Mal të Zi. Hajdutët përdornin sistemin “jammer”, aparate që çaktivizojnë mekanizmat e hapjes dhe të antivjedhjes në makina, ku neutralizojnë dhe sistemin GPS. Pasi vidheshin, mjetet luksoze fshiheshin në garazhe nëntokë në Lombardi.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet