Vidhen stoli me vlerë miliona euro në hotelin e famshëm të Parisit

Hajdutë të armatosur kanë thyer vitrinat e një dyqani dhe kanë vjedhur stoli në vlerë prej 4.5 milionë eurosh në hotelin e njohur Ritz në Paris, mbrëmjen e së mërkurës.
Policia tha se tre të dyshuar janë arrestuar në vendin e ngjarjes, por së paku dy të tjerë kanë ikur. Policia po ashtu tha se në incident nuk është plagosur askush dhe se stolitë e vjedhura nuk janë gjetur ende, raporton REL.
Dy njerëz kanë qenë në dyqan në kohën e incidentit dhe kanë alarmuar policinë, thanë zyrtarët. Ritz është një hotel luksoz, i cili daton nga shekulli 19.
Ai është rihapur në vitin 2016 pas një rinovimi katërvjeçar. Në këtë hotel kanë qëndruar njerëz të famshëm si: Ernest Hemingway, Coco Chanel dhe princesha Diana.

Të tjera

Abissnet