Video bëhet virale, çfarë i jep fshehurazi George W. Bush-Michele Obamës!

Një video e George W. Bush është bërë virale në të gjithë rrjetet sociale për faktin se ai kapet duke i dhënë diçka fshehurazi ish-Zonjës së Parë Obama.

Ish-presidenti duket teksa po futet së bashku me familjen në Katedralen Ndërkombëtare të Washington, aty ku po mbahej mesha për babain e tij, një moment ai fut dorën në xhep dhe shkëputet për të përshëndetur Presidentin Trump, Zonjën e Parë dhe ish-presidentët e tjerë.

Në momentin që takon Michele Obamën ai duket se i lë asaj diçka në dorë, ish-Zonja e Parë qesh si fillim, por në asnjë moment nuk e zbulon atë çfarë i dha George W. Bush.

Nuk dihet se çfarë Bush i ka lënë në dorë ish-Zonjës së Parë dhe çfarë fshihet pas sjelljes së ‘çuditshme’ të ish-presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet