Vidal: Nuk largohem nga Bayern

Publikuar më 13. 02. 2018 nga Jola Alimemaj

Mesfushori i skuadrës së Bayern Munich, Arturo Vidal ka theksuar se nuk është i interesuar për të ndërruar ambient gjatë merkatos së verës pasi ndihet i lumtur në Gjermani. “Unë luaj në këtë ekip për një arsye dhe sigurisht jam një nga më të mirët në botë në pozicionin tim.

Nuk mendoj për një ndryshim ambienti, ndihem shumë mirë këtu. Natyrisht, do të doja ta zgjeroja kontratën. Ky është një opsion dhe fëmijët e mi janë shumë të lumtur këtu. Është e qartë që ndihem shumë mirë, veçanërisht fizikisht, dhe nuk kam probleme me lëndimet, gjë që më ndihmon”, tha kiliani.