Vettingu në Burgje, zbulohen 130 punonjës me dënime penale

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur verifikimin e të dhënave personale për të gjithë punonjësit e policisë gjyqësore, në të gjitha nivelet.
Ky verifikim bazohet në Nenin 17 pika 1/d i Ligjit nr. 10032 “Për Policinë e Burgjeve”, ku shprehimisht thuhet se një nga kriteret e përgjithshme për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve është që personi të “mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë”.
Bazuar në verifikimin e kryer nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 persona janë me dënime penale.
Në realizim të objektivit për garantimin e integritetit të punonjësve në çdo IEVP, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, si masë paraprake do të fillojë procedimin disiplinor ndaj personave që kanë rezultuar me rekorde penale.

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet