Vetëm 20 vjeç, debuton në Bundesligë talenti shqiptar

Publikuar më 29. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Megjithëse është vetëm 20 vjeç, talenti shqiptar Elvis Rexhbecaj, i lindur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, debutoi dje në Bundesligë, me fanellën e Volsburgut në sfidën ndaj Hanoverit.

Mesfushori firmosi kontratën e tij me Volsburgun më 20 gusht të vitit të kaluar, pas paraqitjeve të shkëlqyera me ekipet zinxhir të bardhejeshilëve.

Mesfushori shqiptar u hodh në fushën e lojës në minutën e 84-t, duke zëvendësuar Didavin. Ekipi i tij ia doli ta fitonte sfidën me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga Mali në minutën e 72-t.

Nuk dihet nëse Rexhbecaj do të zgjedhë të luajë me përfaqësuesen e Kosovës apo kombëtaren e Shqipërisë.