Vetëm 10 ditë në detyrë, shkarkohet drejtori i Kadastrës në Vlorë

Vetëm 10 ditë në detyrë, Alteo Nazeraj është shkarkuar nga posti i drejtorit të komanduar të Kadastrës në Vlorë.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se në vend të tij është emëruar Elona Hodaj, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Fondit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Emërimi i Hodaj mbyll rokadën në institucionin ku u pushuan 4 juristë dhe u paralajmëruan me vërejtje 19 të tjerë.

Hodaj ka mbajtur edhe poste politike në PS, si Kryetare e Fressh, kandidate për deputete Anëtare e Asamblesë Kombëtare.

Pas mos emerimit të tij si drejtor i zyres së Kadastres Alteo Nazeraj kthehet në postin që  mbante më parë, atë të shefit të zyres juridike te ketij institucioni

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet