Vendosja e rripit të sigurisë, ul rrezikun e dëmtimit të mëlçisë gjatë aksidentit

Mëlçia është një ndër organet më të prekura gjatë përplasjeve me automjete, gjë që rrit mundësinë e vdekjes së të aksidentuarve kur ajo lëndohet.
Sipas një hulumtimi të ri vendosja e rripit të sigurisë zvogëlon me 20 përqind rrezikun e dëmtimit të mëlçisë gjatë aksidentit.
Kjo përqindje rritet në 26 përqind kur kombinohet me një “airbag”, sipas studimit.