Vendoset bombë në hekurudhën Beograd – Tivar, ndalohet komunikacioni

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë konfirmuan se sonte në Prijepolje, afër shinave në hekurudhën Beograd-Tivar është gjetur një granatë dore

BEOGRAD (AA) – Për shkak të një granate dore të vendosur në hekurudhën Beograd-Tivar pranë Prijepoljes, komunikacioni në këtë pjesë të linjës hekurudhore u ndalua këtë pasdite, raportojnë mediat serbe, transmeton Anadolu Agency (AA). Radiotelevizioni i Serbisë lajmëroi se një granatë dore është zbuluar tre kilometra nga qyteti, tek ura Ljupç. Mediat theksuan se granata ishte vendosur afër hekurudhës dhe e lidhur me tel për shinat, ku u përgënjeshtrua nga policia serbe.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë konfirmuan se sonte në Prijepolje, afër shinave në hekurudhën Beograd-Tivar është gjetur një granatë dore. MPB-ja serbe mohoi informacionet e mediave vendore se bomba ka qenë me tel e lidhur për shinat. Theksojnë se komunikacioni në këtë pjesë hekurudhore është ndaluar dhe se në vazhdim është hetimi, ndërsa pritet arritja e ekipeve për heqjen e granatës së dorës.  Ministria theksoi se nuk ka kurrfarë rreziku mbi njerëzit dhe objektet.

 

 

Të tjera

Dinamikat e punësimit

Nga Marsida Simo Punësimi është një çështje shumë e diskutuar prej kohësh, dhe sigurisht që do të ketë gjithmonë rëndësi…

Abissnet