VENDIMI/ Putin: Po, e kam miratuar rrëzimin e avionit me 110 pasagjerë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konfirmuar se në vitin 2014 kishte miratuar rrëzimin e avionit të udhëtarëve i cili, siç i ishte thënë, sipas tij, kishte bombë, e në shënjestër kishte ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore  në Sochi.

Në dokumentarin prej 120 minutave, “Putin”, i cili u transmetua të dielën, presidenti rus sqaron gjatë një bisede me gazetarin Andrej Kondrashov, se më 7 shkurt të vitit 2014, në prag të hapjes së ceremonisë së Lojërave Olimpike Dimërore, zyrtarët e sigurisë  i kishin bërë me dije përmes telefonit se është rrëmbyer një avion i linjës nga Ukrajina në Stamboll dhe se rrëmbyesit kërkojnë që të ulen në Sochi.

Kondrashov thekson se piloti i kompanisë ajrore turke “Pegasus” kishte lajmëruar se njëri nga pasagjerët kishte bombë dhe kërkon që avioni të ndryshoj kurs në drejtim të Sochit.

Sipas tij, në avion kishte 110 pasagjerë, deri sa në stadiumin e Sochit, në ceremoninë e hapejs së Lojërave Olimpike Dimërore ishin më shumë se 40 mijë njerëz.

Putin kishte kërkuar këshillë nga zyrtarët e sigurisë, të cilët, sipas presidentit rus, i kishin thënë se sipas procedurave të jashtëzakonshme parashikohet rrëzimi i avionit.

“Kam thënë që të veprojnë në përputhje me planin,” tha Putin duke shtuar se pak çaste pas këtij vedimi ai vetë kishte shkuar në stadium, i shoqëruar nga zyrtarët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Disa minuta më pas, Putin ka marrë thirrje të re telefonike ku është informuar se bëhet fjalë për një alarm të rremë, se udhëtari ishte i dehur dhe se avioni ka vazhduar fluturimin drejtë Turqisë.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet