Vendimi në Maqedoni, Nishani: Gjuha shqipe u vendos në vendin e merituar

Publikuar më 11. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Edhe ish-presidenti Bujar Nishani ka përshëndetur përmes një komenti në “Facebook” vendimin për miratimin e gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë.

“Urimet më të mira bashkëkombasve tanë në Maqedoni. E vendosën gjuhën e bukur shqipe në vendin e merituar. Bashkëjetesa dhe bashkëkontributi do ta bëjë Maqedoninë një fqinj edhe më të mirë për ne !”, shkruan Nishani.

Më herët mbi vendimin në fjalë reaguan presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.