Vendimi i ri “ndëshkon” edhe Qeverinë! COVID-19 “cënon” rrogat e qeveritarëve

Masat e marra nga qeveria për përballimin e situatës nga koronavirusi kanë prekur edhe qeverinë e deputetët që do u përgjysmohet paga. Për shkak të përhapjes së koronavirusit, Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Erjon Braçe dhe ministrat e kabinetit do të marrin vetëm gjysmën e rrogës, për një periudhë tre-mujore.

Ky vendim nga Këshilli i Ministrave është botuar sot në Fletoren Zyrtare, “Për trajtimin e përkohshëm financiar mujor të disa funksionarëve dhe nëpunësve të administratës shtetërore, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19.

Gjithë qeveria do të përfitojë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale, për tre muaj në bazë të këtij vendimi të sotëm. Edhe nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, që janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet