Vendimi i fundit/ Boris Johnson shuan ëndrrën e Skocisë

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, kundërshtoi kërkesën e Ministress së parë skoceze, Nicola Sturgeon për një referendum të dytë të pavarësisë. Këtë deklaratë Johnsin e dha me anë të një letre të shkurtër zyrtare të botuar sot.

“Populli Skocez votoi me vendosmëri për ta mbajtur Mbretërinë e Bashkuar, së bashku, një rezultat të cilin Qeveria Skoceze dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar u përkushtuan ta respektojnë”, bëri të ditur kryeministri në një citim në Twitter, duke bashkëngjitur dokumentin zyrtar.

Johnson i kujtoi Sturgeon se ajo kishte bërë një premtim personal që Referendumi i Pavarësisë Skoceze në vitin 2014 do të ishte një votë “një herë për një gjeneratë”.

Rezultati i këtij referendumi, në të cilin më shumë se 55 për qind e skocezëve votuan të mbeten pjesë e Britanisë së Madhe, do të thotë se një votë tjetër do të ishte e kotë, argumentoi Johnson.

Në vend të kësaj ai sugjeroi që është në interesin e Skocisë që të mos i kushtojë kohë të vlefshme diskutimeve nëse kombi duhet të bëhet i pavarur ndërsa ka çështje urgjente të brendshme për t’u zgjidhur.

“Një tjetër referendum i pavarësisë do të vazhdojë stanjacionin politik që Skocia ka parë në dekadën e fundit, me shkollat, spitalet dhe punët skoceze përsëri të lënë pas, për shkak të një fushate për të ndarë Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi Kryeministri.

Sturgeon ka argumentuar se vendimi i Britanisë për t’u larguar nga BE justifikon mbajtjen e një referendumi tjetër për pavarësinë skoceze, duke pasur parasysh një shumicë të skocezëve të cilët kanë votuar kundër Brexit në 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet