Vendimi i CAS për Skënderbeun, reagon UEFA

UEFA reagoi pas vendimit të Gjykatës të Arbitrazhit Sportiv për të lënë në fuqi dënimin ndaj ekipit shqiptar të Skënderbeut.

Institucioni më i lartë i futbollit evropian deklaron “se mirëpret vendimit e CAS për të hedhur poshtë apelimin e Skënderbeut, ndaj Komisionit të Apelit në UEFA, për vendimin e datës 26 prill 2018, të marrë kundër Skënderbeut”.

Mandej, në deklaratë theksohet se kjo është një tjetër shenjë besimi për Sistemin e Zbulimit të Mashtrimit me Bastet, për të identifikuar bastet aspak normale në ndeshjet që luhen në Europë si dhe në nivele kombëtare.

Kujtojmë që Skënderbeu u dënua me 10 vjet mospjesëmarrje në Kupat e Evropës dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh për trukim dhe fiksim ndeshjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet