Vendimet e vitit 1995, 1500 pronarët që kanë mangësi në dosje

Publikuar më 08. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Brenda  nëntorit, pronarët që kanë emrin në listën e ATP-së duhet të bëjnë korrigjimet përkatëse. Kush nuk plotëson dosjen rrezikon kompensimin. Ja gabimet që ka gjetur komisioni i Agjencisë së Pronave

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon emrat e pronarëve të vitit 1995, të cilët kanë një muaj afat për të plotësuar dosjet. Në këtë fazë janë 1500 pretendentë të pronave dhe për ta nuk është marrë vendim nga ATP, për shkak të mungesës ose gabimeve në dokumentacion. Këta pronarë mund të përfitojnë nga fondi i kompensimit vetëm në rast se dorëzojnë dokumentet e nevojshme, mungesa e të cilave është verifikuar për çdo emër.  “Shekulli” boton emrat dhe disa shembuj ku kanë me problematikat e gjetura në dosjen e pronave që ata kanë dërguar.

“Vendimi është fotokopje, vendim është i pjesshëm deri në momentin që komisioni do të përcaktojë sipërfaqen e lirë që do të kthehet dhe mungon dokumentacioni për të përcaktuar sipërfaqen mbi të cilën do të ushtrohet e drejta e parablerjes”, shënohet te një pjesë emrave kërkues, pas verifikimit. Disa kërkesa të tjera kanë mospërputhje të vendimit me planvendosjen e pronës. “Për këtë me kërkesë të subjektit ka dalë urdhri i drejtorit të Përgjithshëm, nr. 829/2, datë. 24.4.2009 “Për ushtrim iniciative ndaj këtij vendimi, por nuk është finalizuar me vendim”, deklaron ATP për to.

Ndërkohë te disa kërkesa të tjera, për vërtetimet hipotekore, nuk përcaktohet saktësisht lloji i sipërfaqes së shpronësuar, por vetëm thuhet “një copë toke”, e për këtë Agjencia bën thirrje për korrigjimin e nevojshëm. “Nga dokumentacioni ligjor si dhe hartografik i administruar në dosje nuk mund të përcaktohet zëri kadastral i origjinës së pronës së njohur, kthyer dhe kompensuar”, është një tjetër problem i evidentuar nga Agjencia për afro 150 kërkesa që janë bërë fill pas hyrjes në fuqi të ligjit të parë. Të tjera përcaktime që bën komisioni i verifikimit të pronave kanë të bëjnë me mbivendosjet. Po ashtu, shumë pretendues nuk kanë përcaktuar sipërfaqen e objekteve, mbi të cilat njihet e drejta e parablerjes. Për disa pronarë, të cilët karshi emrit nuk kanë parë shumën për vlerësimin financiar, komisioni ka vendosur vetëm njohjen, e tashmë do të vihen në dispozicion troje; e në qoftë se nuk do të përcaktohen trojet e lira, për ta do të bëhet shpërblimi me obligacione.

Vendimet e vitit 1995, 1500 pronarët që kanë mangësi në dosje by JolaAlimemaj on Scribd

N.Gj