×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vendime që ngatërrojnë maturantët/ Ndryshon papritur aplikimi për të garuar në universitet

Ndryshon sërish skema për aplikimin e maturantëve në universitetet private dhe publike. Udhëzimi i datës 23 qershor reduktoi fazat, MAS, i rikthehet sërish udhëzimit të vjetër 

Maturantët po përballen sërish me një ndryshim në skemën e aplikimeve në universitet. Pas udhëzimit i cili ulte mundësitë e aplikantëve dhe shkurtonte fazat e regjistrimeve pas çdo raundi, dikasteri i Ministrisë ka vendosur që të rikthehet në fazën fillestare. Kështu, pas udhëzimit të dytë të 23 qershorit 2020, i cili reduktonte fazat, Ministria i është rikthyer vendimit të vjetër, atij të 26 majit, duke lënë në fuqi udhëzimin e vitit të kaluar. Skema e vjetër parashikon tri raunde aplikim regjistrimesh, datat e të cilëve pritet të dalin për pak ditë nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. Tabela brenda shkrimit sqaron në vija të përgjithshme gjithë procesin që zakonisht nis në fund të korrikut e zgjat deri në nëntor me ezaurimin e kuotave të mbetura bosh.

Raundi i parë

Nga ky moment nis raundi i parë. Pas plotësimit të kësaj faze, kujtojmë që preferencat pritet të shkojnë në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila, bashkëngjitur me rezultatet e provimeve dhe notës mesatare, ua nis universiteteve. Në datat e shpallura nisin regjistrimet. Nuk do të jenë gjashtë, siç u parashikua më herët, por shtatë faza 48-orëshe, pas së cilave do të shpallen vazhdimisht fitues me zhvendosjen e vizës së kuqe.

Formulari

Pas këtij raundi, nis plotësimi i Formularit A3, ku do të plotësohen 10 degë. Edhe koha në dispozicion, pra, raundet e regjistrimit do të vijojnë të jenë pesë faza 48-orëshe, dhe jo katër, siç u vendos në maj. Mundësitë e aplikimit për vendet, mbeten po dhjetë, ndërsa regjistrimet me tri faza.

Kuotat

Duke qenë se vitin e shkuar shumë studentë të regjistruar rrezikonin pasi nuk plotësohej numri i duhur për të hapur një profil studimi, dekanët u detyruan t’i kalonin në programe të ngjashme brenda të njëjtit fakultet. Udhëzimi i MAS iu lë dorë të lirë ta bëjnë një gjë të tillë, pa barriera.“Kuotat e paplotësuara në përfundim të raundit të parë për çdo program studimi mund të përshtaten nga IAL-të në programe të tjera studimi të të njëjtit cikël të ofruara brenda së njëjtës njësi kryesore, pa kaluar totalin e kuotave për njësi kryesore, dhe njofton zyrtarisht MASR për vendimin e Senatit Akademik mbi përshtatjen e kuotave të programeve të studimit. Në rast se përshtatja e kuotave është sipas përcaktimeve ligjore, MASR njofton IAL-të, RASH dhe QSHA për konfirmimin e përshtatjen së kuotave”, citohet në udhëzimin e ri për aplikimet dhe regjistrimet në universitete. Në fund fare, pas përfundimit të tri raundeve, në rast se rezultojnë ende kuota të lira, universitetet nuk vazhdojnë më me të njëjtën listë kandidatësh deri në realizimin e kuotave, por marrin në konsideratë edhe listën e raundit paraardhës.

Tri raunde aplikimi

Raundi i parë: 10 programe 7 faza 48-orëshe
Raundi i dytë: 10 programe 5 faza 48-orëshe
Raundi i tretë:  10 programe 3 faza 48-orëshe

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Ngërçi” i zgjedhjeve në universitete, reagon Vetëvendosja: Një regjim shtypës e klientelist

“Ngërçi” i zgjedhjeve në universitete, reagon Vetëvendosja: Një regjim shtypës e klientelist

Publikuar më 06.07.2020
Zgjedhjet në universitet të datës 30 korrik, për rektor dhe ...

Zgjedhjet në universitet të datës 30 korrik, për rektor dhe anëtarë senati kanë ngjallur reagimin edhe të Lëvizjes Vetëvendosja. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” të rinjtë e kësaj lëvizje shkruajnë se në kushtet e pandemisë nuk mund të zhvillohen zgjedhje të tilla. Më tej shtojnë se universitetet publike janë të mbushura me drejtues […]

Lexo më shumë

UT mohon lajmin e mbylljes së aplikimeve për rektor e anëtarë senati

UT mohon lajmin e mbylljes së aplikimeve për rektor e anëtarë senati

Publikuar më 06.07.2020
Zgjedhjet e 30 korrikut për rektorë dhe anëtarë senati kanë ...

Zgjedhjet e 30 korrikut për rektorë dhe anëtarë senati kanë shkaktuar sërish përplasje mes Universitetit të Tiranës dhe Komisionit të Institucional të Zgjedhjeve pranë këtij institucioni. Përmes një njoftimi për mediat, UT thekson se afati për dorëzimin e kandidaturave nuk ka përfunduar, ashtu sikundër deklaroi dje Komisioni i Institucional të Zgjedhjeve. Mes të tjerash në […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në universitete/ Zhvillohet seanca e parë gjyqësore mes studentëve dhe KIZ

Zgjedhjet në universitete/ Zhvillohet seanca e parë gjyqësore mes studentëve dhe KIZ

Publikuar më 03.07.2020
Është zhvilluar seanca e parë gjyqësore mes studentëve dhe K...

Është zhvilluar seanca e parë gjyqësore mes studentëve dhe Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. Padia është ngritur nga Qëndresa Qytetare, e cila e konsideron këtë proces të parregulltë dhe në kundërshtim të hapur me ligjin për arsimin e lartë dhe Rregulloren e zgjedhjeve në UT. Mësohet se në seancën e parë u […]

Lexo më shumë

Mësimi nuk do të jetë më si dikur/ Zbulohet metoda e re, provimet nën vëzhgimin e kamerave

Mësimi nuk do të jetë më si dikur/ Zbulohet metoda e re, provimet nën vëzhgimin e kamerave

Publikuar më 02.07.2020
Mbyllet viti shkollor/ 9,400 nxënës nuk morën pjesë në mësim...

Mbyllet viti shkollor/ 9,400 nxënës nuk morën pjesë në mësimin online. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha për “Shekulli”-n se po diskutohet zhvillimi i provimeve në rrugët elektronike Enida Vërça Në mbyllje të vitit shkollor, ministrja e Arsimit, Besa Shahini organizoi një takim me gazetarët, ku u fol për problematikat dhe vështirësitë me të cilët […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në universitete, reagon unioni i Unioni i Këshillave Studentor: Nuk i njohim rezultatet, proces i minuar

Zgjedhjet në universitete, reagon unioni i Unioni i Këshillave Studentor: Nuk i njohim rezultatet, proces i minuar

Publikuar më 02.07.2020
Unioni i Këshillave Studentor ka reaguar në lidhje me caktim...

Unioni i Këshillave Studentor ka reaguar në lidhje me caktimin e datës 30 korrik për zgjedhjet në Universitete. Përmes një deklaratë zyrtare, Unioni i Këshillave Studentor shprehet se studentët nuk do të jenë të pranishëm në votime dhe se ky process pa praniën e tyre është i padrejtë. Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se […]

Lexo më shumë

‘Ngërçi’ për diplomat, Dhori Kule fut listat në zarf dhe ja ridërgon Rektorit

‘Ngërçi’ për diplomat, Dhori Kule fut listat në zarf dhe ja ridërgon Rektorit

Publikuar më 02.07.2020
Dekani i Ekonomikut, Dhori Kule, i priti në një takim sqarue...

Dekani i Ekonomikut, Dhori Kule, i priti në një takim sqarues studentët, në praninë edhe të medias ku premtoi zgjidhje për problemin e tyre. “E drejta juaj është cenuar në mënyrë flagrante. Kartonët e diplomave patjetër që do ti merrni, ngërçi është i qartë dhe do të zgjidhet. Do ju jap një këshillë: Asnjëherë mos […]

Lexo më shumë

Studentët e Ekonomikut në protestë para Dekanatit, kërkojnë diplomat

Studentët e Ekonomikut në protestë para Dekanatit, kërkojnë diplomat

Publikuar më 02.07.2020
Mëngjesi i kësaj të enjte i gjeti në protestë, studentët e f...

Mëngjesi i kësaj të enjte i gjeti në protestë, studentët e fakulteti të Ekonomisë. Ata kanë protestuar para Dekanatit, duke kërkuar marrjen e diplomave, një proces i cili vazhdon t’i mbajë pengë. Ata kërkojnë nga Dekani të dorëzojë emrat e tyre sipas procedurës, fillimisht te Rektorati dhe pastaj të vazhdojë procedura në QSHA. Mbi 315 […]

Lexo më shumë

Ministria e Arsimit godet studentët ekselentë, ja çfarë vendimi ka marrë

Ministria e Arsimit godet studentët ekselentë, ja çfarë vendimi ka marrë

Publikuar më 01.07.2020
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka publikua...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka publikuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, ku përjashtohen nga fondit i ekselencës studentët e bachelorit. Sipas saj, ata që do të vendosin dhe zgjedhin studentët më të mirë është Ministria e Arsimit dhe katër anëtarë të emëruar po nga kjo ministri. “Një trupë politike ka gjasa të përzgjedhë […]

Lexo më shumë