Vende të mrekullueshme për martesë (FOTO)

Publikuar më 19. 09. 2017 nga Jola Alimemaj

Dita më e bukur e jetës suaj patjeter që duhet te jetë në vendin më të bukur. Kemi gjetur 4 vende unike të cilat I tejkalojnë edhe pritshëeritë me të medha, shkruan”pushime.com”. Shikojini keto destinacione inspiruese dhe do të thoni “PO” pa hezitim…

Nostargji në Firence, Itali

Martesa juaj në Firence, në vendlindjen e Renesanses, është më romantike sesa që mund ta imagjinoni. Këtu ju mund ta keni ceremonine tuaj ne nje vend te vecantë. Palazzo Vecchio ishte njera ndër ndertesat më të rëndesishme në qytet për shumë shekuj me rradhë, e cili përmban shumëllojshmeri tunelesh dhe koridoresh.

Last Vegas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në vendse të shkoni në një dasëm kalsike ku mbretëron muzika tradicionale, unazat dhe ëmbëlsirat, planifikoni martesën tuaj në Manalay Bay Hotel ekstravagant luksoz dhe stil tipik Amerikan. Hoteli përmban dhjetë teraca të hapura në kulm. Pas ceremonisë ju mund të shijoni darken festive në njërën nga 26 restorantet të hotelit. Befasia e fundit e mbrëmjes përcjellet me zhytje në akuariumin e peshkaqenëve.

Romancë e përjetshme Bali, Indonezia

Një martesë mes orendive tradicionale të orizit dhe tempujve të shenjtë. Mirë se vini në ishullin romantik të Bali. Nga koleksioni i gjerë i hoteleve luksoze që ishulli ka për të ofruar, ne rekomandojmë Alila Ubud ku ju mund të martoheni në mes të luleve orkide dhe të lundroni me anije në natyrën e bukur. Hoteli përmban një ndër 50 pishinat më të mira të botës. Pas ceremonis kuzhina italiani dhe ndërkombëtare do të jetë në shërbimin tuaj të bashkangjitur me vallëtaret Balineze.

Dimër në Lapland

Dëbor aq sa syri mund të shohë, dhe nëse jeni me fat mund ti shihni dritat madhështore të veriut nën qiellin e zi. Nëse jeni adhurues të stinës së dimrit atëherë Lapland është një zgjedhje e mirë për ju. Veshje tradicionale akulli dhe bora që nuk di të ndalet Lapland do të mbetet gjithmon në kujtimet tuaja. Midis kodrave të vendpushimit Yllas do të gjeni fshatin Laino Snow, një fshat i vogël me disa kabina druri, një hotel me dëborë, një restorant akulli dhe një banjë luksoze. Kjo është vendosja e përsosur për një ceremoni romantike në dëborë, më pas mund të shijoni kuzhinen tradicionale veriore apo të përjetoni një aventur udhëtimi me drer në natyrën e bardh.