Vëllazërorja Shqipëri-Kosovë, pritet “lumë” tifozësh në Zvicër

Tashmë është gjithçka zyrtare. Takimi vëllazëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillohet në Cyrih në stadiumin “Letzigrund”.

Të gjitha palët kanë konfirmuar marrëveshjen, derisa edhe mediat zvicerane i kanë kushtuar rëndësi kësaj përballje, që zhvillohet më 29 maj nga ora 20:00, shkruan albinfo.ch.

“Blick” shkruan se postieri i ndeshjes tashmë është shtypur dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur.

Për dallim nga dy ndeshjet e fundit miqësore të Kosovës, ky takim do të zhvillohet në një stadium me 26 mijë ulëse.

Duke parë edhe që një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në Zvicër, atëherë, shumica e biletave pritet të shiten.

Për bashkatdhetarët ky është një rast i mirë të shohin Shqipërinë dhe Kosovën nga afër, për më tepër, në një takim vëllazëror.

Stadiumi “Letzigrund” ka kapacitet prej 26 mijë ulëseve, derisa është stadiumi vendas i klubit të futbollit të Zurichut dhe Grasshopper-it. Ky stadium është olimpik dhe është përdorur në shumë gara të atletikës, si Liga e Diamant, kurse është përdorur edhe për koncerte.

Gjithashtu në këtë stadium janë zhvilluar ndeshje të Kampionatit Evropian më 2008, ndër të tjera edhe Francë-Itali.

Edhe Zvicra ka luajtur disa ndeshje në këtë stadium, kurse në muajin mars ishte zhvilluar ndeshja miqësore Egjipt-Portugali, derisa është konfirmuar edhe ajo ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet