×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Veliaj paditet në SPAK, 80 shoqata animaliste italiane i shkruajnë ambasadores shqiptare në Romë: Ndalni masakrën e qenve endacakë në Tiranë!

Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve vijuan edhe sot protestën kundër bashkisë së Tiranës, duke kërkuar ndërprerjen e vrasjes makabre të tyre në klinikën e Kombinatit. Qindra përfaqësues të shoqërisë civile dhe kafshëdashës u mblodhën sërish te bashkia e Tiranës, ndërsa po sot u dorëzua edhe një kallëzim në SPAK kundër bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj, institucion që akuzohet se ka vrarë mbi 14 mijë qen edhe pse janë dhënë rreth 1 miliard lekë për shërimin, strehimin dhe sterilizimin e tyre.

Protesta e sotme te bashkia e Tiranës kundër vrasjes së qenve

 

Letra e shoqatave italiane

Në krah të protestës së kafshëdashësve të Tiranës kanë dalë edhe shoqatat e mbrojtjes së kafshëve në Itali. Rreth 80 shoqata italiane i kanë shkruar edhe një letër ambasadores së Shqipërisë në Romë, që Tirana të ndërpresë masakrën ndaj qenve.

“U kërkojmë autoriteteve vendore që të ndalojnë menjëherë këtë masakër, mizore dhe të padrejtë. Me vdekje nuk mund të arrihet te pastrimi”. Kështu shkruajnë rreth 80 organizata që bëjnë pjesë në Federatën Italiane të të drejtave të kafshëve dhe ambientit, duke nisur nga themeluesit Enpa, Lav, Leidaa, Lndc, Oipa – në një letër drejtuar ambasadores së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani, për të zgjuar vëmendjen e qeverisë mbi trajtimin që po u bëhet qenve endacakë në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit.

“Në këto momente-shkruhet në letër-shumë qytetarë shqiptarë po protesojnë në shesh, duke denoncuar trajtimin brutal ndaj qenve endacakë. Siç kuptohet, kafshët po mblidhen me pretekstin e fushatës së sterilizimit, po çohen te klinika veterinare e bashkisë, po eliminohen brutalisht me injektimin e acidit kloridrik në zemër dhe pas groposen në venddepozitimin e plehrave”.

“Shqipëria-vijon mesazhi i kafshëdashësve-është një vend mik me Italinë, një vend europian dhe vend kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian.

Pikërisht për këtë, me respektin më të lartë dhe kujdesin që u rezervohet miqve, ju lutemi të përcillni shqetësimin dhe indinjatën tonë për ato që na referojnë aktivistët shqiptarë.

“Kërkojmë-mbyllet letra-që autoritetet vendore të ndalojnë menjëherë këtë masakër, mizore dhe të padrejtë. Me vdekje, nuk bëhet pastrim. Ne jemi të bindur, por edhe shumë qytetarë të vendit tuaj, që në këto dekada ka bërë hapa gjigandë në të gjitha fushat dhe nuk meriton të kompromentohet imazhi nga mënyra se si trajtohen kafshët: të jenë pa zë, por jo pa të drejta.

Në Federatën e animalistëve italianë, përveç 5 partnerëve themelues (Enti Kombëtar i Mbrojtjes së Kafshëve-ENPA, LAV, Lidhja Italiane e Mbrojtjes së Kafshëve dhe Ambientit- LEIDAA, Lidhja kombëtare për mbrojtjen e qenve-LNDC., Organizata Ndërkombëtare e Mbojtjes së Kafhsëve -OIPA), bëjnë pjesë edhe dhjetra shoqata të tjera.

Letra e shoqatave italiane për ambasadoren shqiptare në Romë

 

Letra për Veliajn

Po sot organizatat për mbrojtjen e kafshëve që veprojnë në Tiranë dhe organizatat e rretheve të tjera të Shqipërisë, vullnetarë individualë dhe qytetarë të komuniteteve ku jetojnë, theksuan se e vetmja zgjidhje humane, afatgjatë dhe e drejtë për qentë endacakë është politika “Kap, Sterilizo, Kuro, Vaksino, Lësho”.

Në një letër drejtuar kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, ata propozojnë një fushatë me tre faza, nga mbyllja brenda 5 ditëve e Spitalit Veterinar aktual të Bashkisë Tiranë dhe rihapjen vetëm në momentin që janë kryer të gjitha nderhyrjet infrastrukturore që garantojnë një qëndrim të shëndetshëm të qenve në klinike.

Shoqatat kërkojnë që qenve t’u njihet statusi i “qenve të komunitetit”, ndërsa bashkia Tiranë të garantojë ndihmë në luftën kundër garave dhe ndeshjeve të paligjshme me qen brenda territorit të saj.

Letra e shoqatave për Veliajn

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Publikuar më 16.10.2021
Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku...

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku, si pasojë e rrëzimit të një zetori, janë plagosur 3 persona. Në drejtim të mjetit bujqësor ka qenë gjyshi i të miturve, Xhevair Allkaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë të Lushnjës, kur, pas rrëzimit, u plagosën nipi 8-vjeçar dhe motra e tij 10-vjeçare, e […]

Lexo më shumë

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Publikuar më 16.10.2021
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmj...

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një hotel me 5 yje në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë. Burime jozyrtare bëjnë me dije për Faxnews se, ndryshe nga sa u tha fillimisht, ngjarja nuk është regjistruar në ambientet e saunës, por në pishinën e […]

Lexo më shumë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Publikuar më 16.10.2021
Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zj...

Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zjarri, sot në mëngjes, e për pasojë shkaktoi vdekjen e 62-vjeçares Hava Osmenaj, e cila u hodh nga dritarja e katit të tretë për t’iu shpëtuar flakëve. Nga dritarja u hodh edhe djali i saj 36-vjeç Klodian Osmenaj, i cili ndodhet në spital dhe […]

Lexo më shumë

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar më 16.10.2021
Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi...

Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi Haxhiu (Bajraktari) dhe u shpall në kërkim shtetasi Përparim Smira, të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në një njoftim zyrtar policia u shpreh: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga një nga […]

Lexo më shumë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Publikuar më 16.10.2021
Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tir...

Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e dy vëllezërve në Tiranë me precedentë penalë në fushën e krimeve. Pasuria e tyre kap vlerën e 150.000 euro, nga të dhënat zyrtare njëri është arrestuar në Spanjë në 2018, ndërsa vëllai tjetër është nën hetim nga autoritetet […]

Lexo më shumë

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Publikuar më 16.10.2021
Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë he...

Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë hektarë grurë… Në vitin 1991 mbillte 144 mijë hektarë… Në vitin 2020 mbillte 53.946 hektarë… Në vitin 2020 nuk mbillej as sa mbillej në vitin 1950 por plot 33.054 hektarë më pak. Në vitin 2013, kohë kur ju u bëtë kryeministër, sipërfaqja e mbjellë me grurë […]

Lexo më shumë

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

Publikuar më 16.10.2021
Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë...

Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero […]

Lexo më shumë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Publikuar më 16.10.2021
Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësa...

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Astir, pasi u hodh nga kati i tretë i pallatit, për t’i shpëtuar flakëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55, në Astir. Policia njofton se pasi ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati, në pamundësi për të dalë jashtë 62-vjeçarja Hava […]

Lexo më shumë