Vdes papritur aktorja e famshme 16-vjeçare

Ka ndërruar jetë ylli televiziv i BBC, Mya-Lecia Naylor. Mësohet se aktorja 16-vjeçare ka vdekur papritur.

Mediat britanike ende nuk e kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes së aktores dhe modeles, por raportojnë se ajo ka ndërruar jetë më 7 prill, dhe lajmi i trishtë është bërë publik vetëm sot.

Agjencia e saj, A&J Management, tha se ngjarja ndodhi pasi Naylor u rrëzua, duke mospërcaktuar qartë se çfarë kishte ndodhur.

Mya-Lecia është shfaqur në shfaqje si Millie Inbetween dhe Almost Never, e së fundmi u bë pjesë e grupit Angels N’ Bandits.

Në vitin 2012 ajo ka pasur një skenë bashkë me aktorët e famshëm të Hollivudit, Tom Hanks dhe Halle Berry në filmin “Cloud Atlas”.

Alice Webb, drejtoresha e BBC Children, tha se lajmi i vdekjes së saj e la ekipin të tronditur dhe tmerrësisht të trishtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet